28 Shkurt 2025, 22:17
Nga B.Z
Sali Berisha
TIRANË - Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka folur këtë të premte mbi zhvillimet më të fundit politike në vend. I ftuar në emisionin “Zonë e Lirë”, Berisha u pyet ku ka gabuar gjatë qeverisjeve të tij. Ai veçoi skemat piramidale dhe ligjin për pronën. Berisha u shpreh se ai mbetet gabimi i jetës së tij, ndërsa shton se për këtë ka dhënë zgjidhje politike.
“Çdo natë bëj bilancin e ditës, ku gabova, që të mos i përsëris. Së pari, kështu jam tokësor. Ka dy kategori, janë disa si puna ime që besojnë se nuk ka të pagabueshëm. Por bazuar në këtë më jep mundësinë të tejkaloj veten time. Po të marrim momente të veçanta, toleranca e skemave piramidale. Ai mbetet gabimi i jetës time dhe për këtë kam dhënë zgjidhje politike. Ligji i tokës, 7501, ishte i drejtë për kohën. Por u tejkalua dhe desha të ndërhyj. Bullgarët kishin të njëjtin ligj me ne dhe e rishikuan. Nuk e bëra për një kompleks arsyesh",- u shpreh Berisha.
Berisha u shpreh ndër të tjera se nëse opozita vjen në pushtet, në Shqipëri fondacioni i George Soros do të mbyllet.
“Flasim për mbylljen e fondacionit. Ligji i desorisifikimit po përgatitet.” – tha Berisha.
Teksa po fliste mbi SPAK dhe rolin e ktëj institucioni në vend, Berisha deklaroi se Prokurroria e Posaçme sot nuk ka nga askush kontroll institucional dhe sipas tij, ky është gabimi kryesor. Ai tha se nuk ka ndërmend asgjësimin e institucionit të akuzës, por do t’i drejtohet Komisionit të Venecias në lidhje me atë që e quajti “karakteri politik i prokurorisë”.
“Nuk kam pasur kurrë ndërmend asgjësimin e një institucioni të rëndësishëm akuze. Por prokuroria politike është prokurori diktature. Ne kemi jetuar në diktaturë dhe e njëjta prokurori që dënonte kundërshtarët, dënonte edhe ordinerët. Nëse dënohen me fakte, prova dhe dokumente. Kjo prokurori nuk ka kontroll. Askush nuk e kontrollon. Unë e kam fjalën për kontroll institucional. Kjo prokurori ka një problem të tmerrshëm, kontrollon telefonat e gjykatësve ku dërgon dosjet. Në aplikacionet e mia vijnë mesazhe të aferave që nuk kanë asnjë punë të gjykatësve. Nuk duhet kurrsesi që këta të kenë fuqi të ndjekjes dhe persekutimit të gjykatësve që çojnë dosjet. Këto duhen ndryshuar. Por, duhen ndryshuar në mënyrë të shpejtë. Atëherë unë bashkoj votat me Komisionin e Venecias. Unë do t’u them hajde bëjmë një bilanc. Janë 150 mijë dosje. 62% e popullatës së burgjeve është në paraburgim. Janë disa gjëra që kjo reformë kërkoi ndërhyrje emergjente. Shmanget karakteri politik i prokurorisë. Ne kemi pasur Prokurori të Krimeve të Rënda dhe Task Force, por kanë qenë të gjitha nën kontrollin institucional. Nuk kthehemi te ai sistem.” – tha Berisha.
sali berisha spak
Politike
28 Shkurt 2025, 21:57
M.B
Vangjel Dule
TIRANA- Kryetari i PBDNJ Vangjel Dule, foli sot për takimet e PD-së dhe të PS-së në Athinë. I ftuar n&...
Politike
28 Shkurt 2025, 21:54
M.B
Luciano Boçi
TIRANA- Nënkryetari i PD Luçiano Boçi, foli sot për fushatën e PS-së dhe të PD-së n&eu...
Politike
28 Shkurt 2025, 20:17
B.Z
Sali Berisha
TIRANË - Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka shpalosur këtë të premte Programin e Qeverisjes 20...
Politike
28 Shkurt 2025, 19:59
M.B
Erion Veliaj dhe Olsi Dado
TIRANA- Inspektoratit të Lartë të Drejtësisë ka përgënjeshtruar kryebashkiakun e Tiran&e...
Politike
28 Shkurt 2025, 20:03
B.Z
Takimi
TIRANË - Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka shpalosur këtë të premte Programin e Qeverisjes 2025-202...
Politike
28 Shkurt 2025, 19:47
B.Z
Sali Berisha
TIRANË - Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka shpalosur këtë të premte Programin e Qeverisjes 2025-20...
Politike
28 Shkurt 2025, 18:05
B.Z
Belind Këlliçi
TIRANË - Partia Demokratike do të zhvillojë ditën e nesërme procesin e primareve për për...
Politike
28 Shkurt 2025, 18:07
M.B
Erion Veliaj dhe Olsi Dado
TIRANA- Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj, i ndodhur tashmë nën masën e sigurisë "arrest në...
Politike
28 Shkurt 2025, 17:56
M.B
Albin Kurti
KOSOVA- Gjykata Themelore në Prishtinë ka urdhëruar kryeministrin e Kosovës Albin Kurtin se duhet të paraqi...
Politike
28 Shkurt 2025, 17:42
B.Z
Edi Rama
TIRANË - Kryeministri Edi Rama, gjatë takimit të zhvilluar këtë pasdite me asambletë socialiste të disa një...