28 Shkurt 2025, 12:12
Nga I.A
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka komentuar ditën e sotme akuzat e Opozitës kundër Sekretarit të Përgjithshëm të Kryeministrisë Ëngjëll Agaçin. Gjatë një video-mesazhi, Rama ka deklaruar se Agaçi ndodhet në një spital në Itali, pas disa komplikacioneve në mushkri. Në videon e publikuar në rrjetet sociale, Rama ka theksuar se Agaçi as nuk është arratisur dhe as nuk i janë sekuestruar dokumente dhe laptopi.
"Prej ditësh këneta ka marrë peng Ëngjëll Agaçin, ka marrë peng gruan, vajzën e tij, nënën, familjen me fermant të bufit që e shpalli sekretarin e përgjithshëm të kryeministrisë të arratisur nga drejtësia. Agacci studio në Itali, u bë pjesë e një prej studiove të njohura të avokatisë në Romë, u kthye në Shqipëri me ftesën time dhe i përket ajkës së juristëve shqiptarë.
Për atë që përfaqëson është vlerësuar me medalje nderi nga Presidenti i Italisë. Para disa kohësh u nis në Itali për arsye domethënëse shëndetësore, kaloi në tehun mes jetës dhe vdekjes si pasojë e një bllokimi të një arterie koronare për të cilën u operua në zemër dhe pas operacionit pati një dalje të mushkërive nga funksioni gjë që imponoi futjen në aparaturën e frymëmarrjes së drejtuar," tha Rama.
Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave, Engjëll Agaçi, i është nënshtruar disa ditë më parë një ndërhyrje kirurgjikale në Itali. Ndërkohë që kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha në një denoncim ka ngritur pretendime se Agaçi është arratisur për t’iu shmangur një arrestimi të mundshëm.
Ëngjëll agaçi edi rama
Politike
28 Shkurt 2025, 11:52
r.ll
erion veliaj
TIRANË- Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka vijuar edhe ditën e sotme me reagimet nga paraburgimi në Durrës.&nb...
Politike
28 Shkurt 2025, 11:33
I.A
TIRANË- Kryetari i grupit parlamentar të PD ka përshëndetur sot punën e prokurorëve të SPAK, duke u kërkuar atyre...
Politike
28 Shkurt 2025, 11:00
N.F
Ministri Hasani
TIRANË- Ministri i Jashtëm dhe për Europën, Igli Hasani ka marrë pjesë në Konferencën e Komisi...
Politike
28 Shkurt 2025, 11:11
r.ll
drejtuesit e koalicionit
TIRANË- Lëvizja "Shqipëria Bëhet" e Adriatik Lapajt dhe Nisma Thurje e Endri Shabanit kanë zyrtarizuar d...
Politike
28 Shkurt 2025, 10:57
I.A
TIRANË- Shefi i Seksionit Politik në Delegacionin e Bashkimit Evropian në Shqipëri, Andre Rizzo ka deklaruar se zgjerimi i unionit ës...
Politike
28 Shkurt 2025, 10:51
r.ll
edi rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama tha sot se firmosja e marrëveshjes mes “TEDA Tiranë”, Zona e Lirë Ekonomike e B...
Politike
27 Shkurt 2025, 15:01
I.A
Karl Bergner
TIRANË- Ambasadori gjerman në Tiranë Karl Bergner ka deklaruar se mbështet pa rezerva procesin e zgjerimit të BE...
Politike
28 Shkurt 2025, 09:36
r.ll
edi rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka vijuar edhe sot me rubrikësn "Sy m'Sy" në rrjetet e tij sociale. Rama i është përgj...
Politike
27 Shkurt 2025, 22:48
B.Z
Erion Veliaj
TIRANË - Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj është pyetur këtë të enjte në lidhje m...
Politike
27 Shkurt 2025, 22:42
Arben Ahmetaj
TIRANË- Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj i është përgjigjur live në një lidhje me telefon n&eu...