27 Shkurt 2025, 20:23
Nga M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Në Shqipëri, Gjykata e Posaçme kundër krimit të Organizuar dhe Korrupsionit dënoi sot me 1 vit e 6 muaj burgim ish kryebashkiakun demokrat të Pogradecit, Eduard Kapri, nën akuzën e “shpërdorimit të detyrës”. Për shkak të gjykimit të shkurtuar dënimi i tij reduktohet në 1 vit burgim, i cili u konvertua në 2 vjet shërbim prove. Zotit Kapri i ndalohet gjithashtu të ushtrojë funksione publike për një periudhë prej 5 vitesh.
Nën të njejtën akuzë dhe me një dënim prej 1 viti burgim, të konvertuar në 1 vit e 4 muaj shërbim prove u dënuan dhe dy ish zyrtarë të Bashkisë së Pogradecit, Besjan Meço, ish jurist dhe Besmira Niko, ish specialist në Drejtorinë e Planifikimit dhe Zhvillimit të territorit.
Që të tre i lidh leja e dhënë për vijimin e punimeve të një pallati në qytetin e Pogradecit, i cili kishte nisur në vitin 2009 nga kompania “Gedi”, në zotërim të vëllait të zotit Kapri, ku ky i fundit kishte qenë administrator. Punimet ishin pezulluar në vitin 2014 nga Bashkia, për shkak të shkeljes së afateve. Por me zgjedhjen e tij si kryebashkiak në vitin 2015, zoti Kapri ndonëse “në konflikt të hapur interesi”, sipas prokurorisë, dhe ndërsa çështja ishte në Gjykatën Administrative të Apelit, lejoi, një vit më pas, vijimin e punimeve të cilat rezultuan dhe me dy kate shtesë, përtej lejes fillestare.
Sipas Prokurorisë së Posaçme “ky ndërtim u lejua në kundërshtim me ligjin “Për planifikimin dhe Zhvillimin e Territorit”, me Kodin e Procedurës Administrative, dhe në shkelje të një vendimi të Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Korçë, duke krijuar kështu përfitime materiale të padrejta për shoqërinë “Gedi” sh.p.k. pasi u shtua sipërfaqja ndërtimore me dy kate”./ VOA
eduart kapri
Aktualitet
27 Shkurt 2025, 19:21
B.Z
Foto ilustruese
TIRANË - Komisioni Ndërkombëtar për Personat e Zhdukur organizoi sot në Universitetin e Shkodrës një tak...
Aktualitet
27 Shkurt 2025, 19:05
B.Z
Foto ilustruese
TIRANË - Policia ka dalë me një tjetër reagim zyrtar lidhur me kufizimin e lëvizjes së mjeteve në dogan&...
Aktualitet
27 Shkurt 2025, 18:15
E. D
foto ilustruese
LUSHNJE- Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Lushnje-Plug. Mësohet se një 78-vjeçar &eum...
Aktualitet
27 Shkurt 2025, 17:56
B.Z
Pallati ku ndodhi ngjarja
TIRANË - Policia ka dalë me një tjetër njoftim zyrtar lidhur me ngjarjen që u raportua këtë t&...
Aktualitet
27 Shkurt 2025, 17:13
B.Z
Foto ilustruese
BERAT - Gjykata e Beratit ka lënë në burg tre të arrestuarit për skandalin e mandarinave me pesticide që u ra...
Aktualitet
27 Shkurt 2025, 16:55
B.Z
Foto ilustruese
KAKAVIJË - Policia e Kakavijës ka dalë me një reagim zyrtar lidhur me bllokimin e përkohshëm të kufirit ...
Aktualitet
27 Shkurt 2025, 16:56
M.B
Xhaxhai
SHKODRA- 78-vjeçari Prek Preka, xhaxhai i Pavlin Prekës, 20-vjeçarit të vrarë në fshatin Guci e Re, ka folur...
Aktualitet
27 Shkurt 2025, 16:55
E. D
foto ilustruese
TIRANË- Një 38-vjeçare është shpallur në kërkim nga policia e Tiranës, pasi dyshohet se ka goditu...
Aktualitet
27 Shkurt 2025, 16:40
E. D
pamje nga vendngjarja
SHKODËR- Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me vrasjen e 20-vjeçarit Pavlin Preka në fshatin &ldq...
Aktualitet
27 Shkurt 2025, 15:58
E. D
foto ilustruese
SHKODËR- Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me vrasjen e 20-vjeçarit në fshatin Guci e Re në Shkod...