Aktualitet

Vrasja e 24-vjeçares së huaj në Tiranë, në kërkim personi me të cilin viktima kishte marrë banesën me qira (DETAJE)

Trupi i saj i pajetë është gjetur ditën e sotme rreth mesditës nga pronari i banesës, ku sipas raportimeve kishte plagë me thikë në bark dhe krahë.

27 Shkurt 2025, 14:44 Nga r.ll
Vrasja e 24-vjeçares së huaj në Tiranë, në
foto ilustruese

TIRANË- Janë zbardhur detaje të reja lidhur me vrasjen e 24-vjeçares me shtetësi të huaj në Tiranë. Ende nuk dihet identiteti i saj, ndërsa raportohet se është në kërkim personi me të cilin jetonte dhe kishte marrë banesën me qera prej më shumë se 10 ditësh. 

Trupi i saj i pajetë është gjetur ditën e sotme rreth mesditës nga pronari i banesës, ku sipas raportimeve kishte plagë me thikë në bark dhe krahë. Pista e hetimit është vrasja nga partneri, ndërsa dyshohet se ngjarja ka ndodhur disa ditë më parë. 

vrasje ne tirane

Sondazh

Poll