27 Shkurt 2025, 12:30
Nga r.ll
arrestimi
TIRANË- Një 48-vjeçar është arrestuar në Tiranë pasi akuzohet për përfshirje në trafikun e emigrantëve nga Shqipëria drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Aktiviteti i kontrabandës së dhjetëra shtetasve shqiptarë nga Evropa në Shtetet e Bashkuara, dyshohet se ka nisur në vitin 2020.
Sipas informacioneve policore, i arrestuari dhe të dyshuarit e tjerë në hetim, kanë lehtësuar kalimin në mënyrë të paligjshme të shtetasve shqiptarë dhe të shtetasve të huaj, nga brenda Shqipërisë drejt Shteteve të Bashkuara, kundrejt pagesës prej 30-40 mijë dollarë për person. Hetimet vazhdojnë brenda dhe jashtë Shqipërisë, për të dokumentuar veprimtarinë kriminale të personave të tjerë të përfshirë në këtë rrjet të kontrabandës me qenie njerëzore.
NJOFTIMI I POLICISË:
Policia e Shtetit
Arrestohet një shtetas shqiptar i përfshirë në trafikun e qenieve njerëzore, drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Më datë 26.02.2025, Departamenti i Policisë Kriminale, nëpërmjet Njësisë së Përbashkët Hetimore dhe me bashkëpunim me Prokurorinë e Tiranës dhe me Njësinë e Hetimeve Kriminale pranë Shërbimit të Sigurisë Diplomatike të Shteteve të Bashkuara prezente në Ambasadën e SHBA-së në Tiranë, ka depërtuar në një rrjet kriminal të akuzuar për kontrabandën e dhjetëra shtetasve shqiptarë nga Evropa në Shtetet e Bashkuara. Ky aktivitet dyshohet se ka nisur në vitin 2020.
Në bazë të një urdhër arresti, të lëshuar nga Gjykata e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, një nga të dyshuarit, shtetasi S. K., 48 vjeç, banues në Tiranë, është arrestuar.
I arrestuari dhe të dyshuarit e tjerë në hetim, kanë lehtësuar kalimin në mënyrë të paligjshme të shtetasve shqiptarë dhe të shtetasve të huaj, nga brenda Shqipërisë drejt Shteteve të Bashkuara, kundrejt pagesës prej 30-40 mijë dollarë për person.
Hetimet vazhdojnë së bashku me partnerë të tjerë ligjzbatues, brenda dhe jashtë Shqipërisë, për të dokumentuar veprimtarinë kriminale të personave të tjerë të përfshirë në këtë rrjet të kontrabandës me qenie njerëzore.
Policia e Shtetit gjen rastin të falënderojë edhe një herë Prokurorinë e Përgjithshme të Juridiksionit të Tiranës dhe angazhimin e partnerëve ligjzbatues të SHBA-së, për bashkëpunimin dhe koordinimin e tyre në këtë hetim penal.
policia e shtetit
Aktualitet
27 Shkurt 2025, 11:16
N.F
Nuredin Dumani
TIRANË- Seanca e sotme në Gjykatën e Posaçme për të penduarin e drejtësisë, Nuredin Dumani në...
Aktualitet
27 Shkurt 2025, 10:57
N.F
TIRANË- Tre persona janë vënë në pranga pas një operacioni në Tiranë. Të arrestuarit janë vënë n&e...
Aktualitet
27 Shkurt 2025, 10:36
N.F
Arma
DURRËS- Një 39-vjeçar është vënë në pranga në Durrës. Arrestimi i tij ka ardhur pasi ai ka kanosur...
Aktualitet
27 Shkurt 2025, 09:53
r.ll
aksidenti
DURRËS- Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur paraditen e sotme në Durrës. Dy automjete janë përplasur n&...
Aktualitet
27 Shkurt 2025, 09:40
r.ll
TIRANË- Aktori i humorit i shpallur dhe investitor strategjik, Gazmend Paja është paraqitur mëngjesin e sotëm në ambientet e Pro...
Aktualitet
27 Shkurt 2025, 09:19
r.ll
TIRANË- Aktori i humorit Gazmend Paja është paraqitur ditën e sotme në Prokurorinë e Posaçme. Ende nuk dihen arsyet e par...
Aktualitet
27 Shkurt 2025, 07:36
r.ll
foto ilustruese
PRISHTINË- Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve vazhdon procesi i numërimit të fletëvotimeve nga votim...
Aktualitet
27 Shkurt 2025, 07:20
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Çmimi mesatar i sigurimit të detyrueshëm të mjeteve u rrit me afërsisht 7% në muajin janar t&e...
Aktualitet
27 Shkurt 2025, 07:10
N.F
Foto ilustruese
TIRANË- Numri i të punësuarve ka pësuar rënie me 13.1% në vitin 2024. sipas të dhënave nga Ministri...
Aktualitet
27 Shkurt 2025, 07:06
N.F
Foto ilustruese
TIRANË- Për ditën e Enjte vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte të paqëndrueshme atmos...