Aktualitet

”Plumbi i Artë”/ Mungoi për arsye shëndetësore, shtyhet seanca për Nuredin Dumanin, Qoli: Ai shijon jetën, ne në burg kot! Fitoi statusin duke marrë 5 milionë euro nga grupet kriminale

Sipas tij Dumani dëshiron pije, palestër dhe femra ndërsa ai theksoi se ka humbur 40 kg në burg. Qoli shtoi se ai është në burg kot dhe se ka frikë se do të vdesë nga veremi dhe jo nga burgu. 

27 Shkurt 2025, 11:16 Nga N.F
”Plumbi i Artë”/ Mungoi për arsye shëndetësore,
Nuredin Dumani

TIRANË- Seanca e sotme në Gjykatën e Posaçme për të penduarin e drejtësisë, Nuredin Dumani në lidhje me dosjen “Plumbi i Artë” është shtyrë për një moment të dytë. Seanca u shty pasi Dumani nuk u paraqit në seancë për shkak se është me raport. Seanca e radhës bëhet me dije do të zhvillohet më 4 mars.

Gjatë seancës një nga të pandehurit, Petrit Qoli u shpreh se Dumani është një vrasës më pagesë që shijon jetën ndërsa ata mbeten në burg të baltosur. Sipas tij Dumani dëshiron pije, palestër dhe femra ndërsa ai theksoi se ka humbur 40 kg në burg. Qoli shtoi se ai është në burg kot dhe se ka frikë se do të vdesë nga veremi dhe jo nga burgu. 

“Si çdo shqiptar, edhe ata të diasporës, jam i lumtur për SPAK dhe Gjykatën e Posaçme. Dumani, si vrasës me pagesë, shijon jetën jashtë dhe ne mbetemi të baltosur. Ai do Coca Cola, palestër dhe femra. Unë kam humbur 40 kg, jemi në burg kot. Kam 25 vjet besimtar, por prokuroria dhe gjykata mund të ma heqin baltën. Kam frikë se do vdes nga veremi, jo nga burgu,” tha ai.

Qoli e cilësoi Dumanin si “mongol leshator” dhe u shpreh se mund të bëhen si ai duke vrarë 5-6 persona dhe duke marrë 5 milionë euro nga grupet kriminale për të fituar statusin.

Nuredin Dumani, një nga emrat më të përfolur në botën e krimit, u vu në pranga  mbrëmjen e 29 Marsit të vitit 2022 në Fier, pak pasi kishte marrë mjekim për plagosje në shpinë nga tre mjekë në një shtëpi private. Pas burgosjes, Dumani u bë bashkëpunëtor i drejtësisë dhe dëshmitë e tij kanë zbuluar disa nga ngjarjet më të rënda kriminale në vendin tonë.

nuredin dumani petrit qoli

Sondazh

Poll