Aktualitet

Një nga sallat në Kuvend mori emrin e Gerti Bogdanit, bashkëshortja Edlira Çepani: Një nderim i veçantë! Duhet të ndjekim misionin e tij

Në lidhje me këtë nderim të bashkëshortit të saj, Edlira Çepani u shpreh se ky është një vlerësim i veçantë për emrin e Gertit dhe se ai përfaqësonte vlerat e politikës me integritet dhe dashuri mbi njerëzit.

27 Shkurt 2025, 14:37 Nga N.F
Një nga sallat në Kuvend mori emrin e Gerti Bogdanit,
Spiropali dhe Çepani

TIRANË- Familjarët e Bashkim Finos dhe Gerti Bogdanit ishin të pranishëm sot në sallën e Kuvendit kur u njoftua lajmi nga parlamentarja, Elisa Spiropali se dy salla do të marrin emrat e dy ish-deputetëve. Spiropali u shpreh se ky nderimi u bë për të përkujtuar dhe vlerësuar kontributin e tyre të çmuar në historinë politike dhe shoqërore të vendit, ndërsa shtoi se Bashkim Fino dhe Gerti Bogdani ishin politikanë modelë.

Në lidhje me këtë nderim të bashkëshortit të saj, Edlira Çepani u shpreh se ky është një vlerësim i veçantë për emrin e Gertit dhe se ai përfaqësonte vlerat e politikës me integritet dhe dashuri mbi njerëzit. Ajo shtoi se duhet të kuptojmë që politika është një mënyrë për t’i dashur më shumë njerëzit, për ta dashur Shqipërinë dhe për ta bërë një vend më të mirë. Çepani theksoi se bashkëshorti i saj punoi çdo ditë përgjatë gjithë karrierës së tij dhe kjo është trashëgimia që duhet të ndiqet dhe të vijojnë misionin e tij.

"Faleminderit për këtë nderim të veçantë, për emrin e Gertit, mbi të gjitha për atë që ai përfaqësonte, vlerat e politikës me integritet dhe dashuri mbi njerëzit, sa herë në këtë dhomë apo në të gjitha veprat apo trashëgimitë që ai la pas, të kuptojmë dhe kujtojmë se politika është një mënyrë për t’i dashur më shumë njerëzit, për ta dashur Shqipërinë dhe për ta bërë një vend më të mirë, kjo ishte ajo për të cilën ai punoi çdo ditë përgjatë gjithë karrierës së tij dhe kjo është trashëgimia që ne ta ndjekim dhe ta vijojmë misionin e tij", tha ajo.

 

spiropali kuvend gerti bogdani sdlira çepani

Sondazh

Poll