Politike

Rama: Më 11 maj fitorja do të vijë me ne, Noc Rrokun do jua çojmë atyre që mendojnë se mund të fitojnë

27 Shkurt 2025, 11:23 Nga r.ll
Rama: Më 11 maj fitorja do të vijë me ne, Noc Rrokun do jua
rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama tha sot se nuk ka asnjë shkollë pa një palestër, ndërsa u shpreh se kur PS mori detyrën 5 palestra ishin gjithsej. Lidhur me zgjedhjet e 11 majit, Rama tha se fitorja do të shkojë përsëri te Partia Socialiste, ndërsa duke iu referuar opozitë, shtoi se do t'i çojnë "Noc Rrokun.

"Kur ne morëm detyrën kishte nja 5 palestra gjithësej dhe ishin palestrat që kishte bërë Partia e Punës për të stërvitur brezin e ri, nuk ishin palestra ..dhe më kujtohet që ishin palestra ku shkonim ne e luanin atëherë basketboll. Të shkojmë te kjo palestra, të shkojmë te ajo palestra se pikonte tavani i Asllan Rusit, quhej pallati i sportit Partizani në atë kohë dhe mblidhej në pellg atje i vogël, në mes të pallatit dhe shkonim tek këto palestrat. Sot nuk ka më shkolla pa palestra dhe më kujtohet një drejtor i ZA në Fushë-Krujë ku për shkak të tërmetit u bënë gjithë ato dëmtime shkollash e më tha: kryeministër- më tha, e keni ekzagjeruar një çikë se kemi më shumë banjo se në të gjitha katundet rreth e rrotull.

Nëse gjithçka kthehet siç̧ ishte Shqipëria, nuk e kapërcen atë dritaren që është hapur, mbetet prapë brenda qerthullit historisë̈ së vet. Por duhet shumë durim, shoku jonë më i mirë, shoku jonë më i ngushtë, ose më saktë, shoqja, shoqja jonë më e mirë, shoqja jonë, shoqja jonë më e dashur, shoqja që ne vdesim dhe nuk i ndahemi, është fitorja. Shoqja fitore me 11 maj do vijë me ne, Noc Rrokun do t'ia u çojnë për dhëndërr atyre që do t'iu shkojë mendja se mund t'i afrohen shoqes fitore. Shoqja fitore është shoqja jonë, nuk na e pret zonja.", tha Rama. 

edi rama

Sondazh

Poll