Politike

Majko i drejtohet Opozitës: Ndërroni godinë se ajo që keni nuk sjell fat të mirë

Gjatë fjalës së tij, Majko deklaroi se PD-ja duhet që të ndërrojë godinë, pasi ajo që ka nuk i sjell fat të mirë.

27 Shkurt 2025, 11:20 Nga I.A
Majko i drejtohet Opozitës: Ndërroni godinë se ajo që keni
Pandeli Majko

TIRANË- Deputeti socialist Pandeli Majko i ka dhënë një 'këshillë' Opozitës ditën e sotme në Kuvend. Gjatë fjalës së tij, Majko deklaroi se PD-ja duhet që të ndërrojë godinë, pasi ajo që ka nuk i sjell fat të mirë. Ndërkohë që ka theksuar se godina ku është bërë vakia e Ramiz Alisë, nuk i nxit njerëzit që të reflektojnë. 

"Unë kam pasur një mik që ishte anti-komunist. Kur drejtuesi juaj ishte anëtar i Partisë Komuniste, ai ka luftuar në Vjetnam. E kam për nder dhe kënaqësi, e kam pasur mik. Quhej Leka Zogu, sot nuk jeton më. Mbi të gjitha si mik t’ju jap një këshillë, sado ironike t’u duket ajo dëgjojeni me qetësi. Ndërroni godinë se ajo është godinë që sjell fat jo të mirë. Në forcat e Armatosura godina e SHQUP-it së fundmi është përdorur kryesisht për vaki. Në atë godinë është bërë edhe vakia e Ramiz Alisë. Më dëgjoni mua, godina ku është bërë vakia e Ramiz Alisë, nuk iu nxit që njerëzit të reflektojnë për ndonjë fillim. Kam frikë se është e kundërta," tha Majko.

pandeli majko seance plenare 27 shkurt 2025

Sondazh

Poll