Politike

Nis seanca plenare, dy salla në Kuvend do të emërohen "Bashkim Fino" dhe "Gert Bogdani"

Spiropali u shpreh se ky nderimi u bë për të përkujtuar dhe vlerësuar kontributin e tyre të çmuar në historinë politike dhe shoqërore të vendit, ndërsa shtoi se Bashkim Fino dhe Gerti Bogdani ishin politikanë modelë.

27 Shkurt 2025, 10:14 Nga r.ll
Nis seanca plenare, dy salla në Kuvend do të emërohen
kuvendi

TIRANË- Ka nisur seanca e sotme plenare në Kuvend. Kryetarja e Parlamentit, Elisa Spiropali njoftoi gjatë fjalës së saj dy salla në Kuvend do të emërohen "Bashkim Fino" dhe "Gert Bogdani". 

Spiropali u shpreh se ky nderimi u bë për të përkujtuar dhe vlerësuar kontributin e tyre të çmuar në historinë politike dhe shoqërore të vendit, ndërsa shtoi se Bashkim Fino dhe Gerti Bogdani ishin politikanë modelë.

"Bashkim Fino dhe Gerti Bogdani ishin politikanë modelë. Kjo ishte arsyeja pse sallat po emërohen me emrat e tyre. Bashkim Fino ishte kryeministër në periudhën më të vështirë të vendit. Ka kontribuar në hartimin e disa prej reformave më të rëndësishme në vend. Gerti Bogdani ishte drejtues i respektuar, që dha kontribut të çmuar për shoqërinë shqiptare.", tha Spiropali. 

seance plenare 27 shkurt 2025

Sondazh

Poll