Politike

"Aeroporti i Kukësit është i ndërtuar dhe operatori po punon për të lidhur kontrata", Rama i përgjigjet komentuesit për naftën e Shpiragut: U zbulua një rezervë por kostot po bëhen të larta!

Ai theksoi se Shqipëria ka një dritare për të hyrë në BE.

27 Shkurt 2025, 08:48 Nga N.F
"Aeroporti i Kukësit është i ndërtuar dhe operatori po
Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama në një lidhje live në rrjetet sociale në rubikën e tij "Sy m'sy" i është përgjigjur komenteve të ndjekësve. Rama u pyet nga një ndjekës në lidhje me aeroportin e Kukësit dhe naftën e Shpiragut. Kryeministri gjatë fjalës së tij u shpreh se aeroporti i Kukësit është i ndërtuar dhe operatori i Kukësit është duke punuar për të lidhur disa kontrata.

Sa i përket naftës në Shpirag, Rama tha se një nga kompanitë më të mëdha të botës zbuloi një rezervë, por kostoja bëhet shumë e lartë. Ai theksoi se janë duke punuar për të gjetur mënyra të tjera. Ai theksoi se Shqipëria ka një dritare për të hyrë në BE. Sipas tij kjo është një dritare që duhet të shfrytëzohet maskimalisht dhe të jemi të barabartë mes të barabartëve.

"Që me mëngjes sikur t’ia kursenit vetes, do ishte mirë. Se jeni goxha burra, ca nga ju as burra nuk janë. Aeroporti i Kukësit është i ndërtuar dhe operatori i Kukësit është duke punuar për të lidhur disa kontrata. Për sa i përket naftës në Shpirag, një nga kompanitë më të mëdha të botës zbuloi një rezervë, por kostoja bëhet shumë e lartë dhe jemi duke punuar për mënyra të tjera. Por mos u gëzoni kur diçka për Shqipërinë vonohet. Hiqeni këtë zakon që ju ka mësuar bufi i kënetës. Mos u gëzoni se jeni bijë nënash dhe baballarësh.

Ku e shikon ti që më ka zënë frika? Mua më zë frika që koha që kemi në dispozicion të mos shfrytëzohet maksimalisht. Kemi një dritare të hapur për të hyrë në BE. Është një dritare që është e hapur për ne, por që nuk do të jetë aty e hapur pafundësisht. Ne duhet ta shfrytëzojmë maksimalisht që të jemi të barabartë mes të barabartëve. Zoti na ka sprovuar duke pasur mbi kokë një sërë hajvanësh. Por tani është momenti për të menduar si shqiptar,” tha ai.

edi rama ne sy m\\\\\\\'sy

Sondazh

Poll