Politike

"Vetëm PS mund t’ju integrojë në BE," Rama: Shani sa të doni por Partinë Socialiste do të votoni! Kur të intergohemi mos më duroni, mund të shkoni ku të doni

Rama u shpreh se vetëm PS mund të integrojë Shqipërinë në BE.

27 Shkurt 2025, 09:34 Nga N.F
"Vetëm PS mund t’ju integrojë në BE," Rama: Shani
Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës në rubrikën "Sy më sy" iu drejtua ndjekësve të rrjeteve sociale se sado që e shajnë Partinë Socialiste do të votojnë. Rama u shpreh se vetëm PS mund të integrojë Shqipërinë në BE.

Ai ironizoi duke thënë se mund ta shajnë por edhe votën duhet tia japin atij. Kryeministri shtoi se pasi të integrohemi në BE mund të mos e durojnë më dhe mund të shkojnë në çdo vend kur të duan ata.

"Shani sa të doni, por PS do të votoni. Vetëm PS mund t’ju integrojë në BE. Deri tek integrimi, votën mua. Më shani mua, por edhe votën mua. Si të integroheni në BE, pastaj mos më duroni më, mund të shkoni ku të doni, në çdo vend që ju doni," tha Rama.

edi rama ne sy m\\\'sy

Sondazh

Poll