Sport

Dinamo, “bileta” e katërt e 1/2 finaleve të Kupës, fiton me “poker” ndaj Skënderbeut…

Blutë kanë siguruar një fitore 4-0, pas 120 minutash lojë, ndaj një Skënderbeu të mbushur me futbollistë të rinj dhe me mendje te kampionati…

26 Shkurt 2025, 20:26 Nga DOSJA
Dinamo, “bileta” e katërt e 1/2 finaleve të Kupës,

KORÇE - Dinamo kompleton kuartetin skuadrave gjysmëfinaliste të Kupës së 73-të të Shqipërisë, pas suksesit 4-0 të arritur në Korçë përballë Skënderbeut në 120 minuta lojë.

Skuadra korçare, pavarësisht fitores 2-0 në ndeshjen e parë, në këtë sfidë u paraqit me shumë ndryshime në formacion, ku bënin pjesë mjaft futbollistë të rinj. Megjithatë, Dinamo nuk arriti të zgjidhte çështjen e kualifikimit brenda 90 minutave.

Sfida u zhbllokua nga një autogol i 16-vjeçarit Nasto (31’) në pjesën e parë, ndërsa goli i dytë që e dërgoi ndeshjen në shtesë u shënua në minutën e 95-të nga Itodo Mandela.

Në shtesë, Qardaku (94’) dhe Zabërgja (115’) kompletuan fitoren 4-0 për Dinamon, që iu bashkohet Egnatias, Partizanit e Vllaznisë në gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll