Sport

Kupa e Shqipërisë/ Egnatia barazon me Bylisin, por feston kualifikimin në 1/2 finale

Edhe pse barazoi 2-2, Egnatia kaloi në fazën gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë së 73-të të Shqipërisë për shkak të fitores 3-1 në takimin e parë në “Adush Muça” të Ballshit.

26 Shkurt 2025, 20:15 Nga DOSJA
Kupa e Shqipërisë/ Egnatia barazon me Bylisin, por feston kualifikimin

RROGOZHINE - Me katër gola, në barazim 2-2 është mbyllur çerekfinalja e kthimit mes Egnatias dhe Bylisit, zhvilluar në “Arena Egnatia”.

Skuadra ballshiote tregoi se nuk kishte udhëtuar drejt Rrogozhinës sa për statisticë, pasi i hapi mjaft punë të besuarve të Tetovës, duke u shënuar gol falë Gjatës me penallti në minutën e 24-t.

Xhemajli ktheu ekuilibrat në minutën e 41-të, duke i dhënë pak qetësi stolit të Egnatias. Pjesa e parë do të mbyllej 1-1 mes tyre, teksa rrogozhinasit do të gjenin golin e avantazhit në minutën e 72-të me Bakayokos, por pavarësisht se me 10 lojtarë në minutën e 78-të Marouf shënoi për 2-2.

Skuadra e udhëhequr nga Gentian Mezani rrezikoi deri në fund, duke ndalur në barazim Egnatian. Këta të fundit kalojnë në fazën gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë së 73-të të Shqipërisë për shkak të fitores 3-1 në takimin e parë mes tyre në “Adush Muça” të Ballshit.

B.T ((Dosja.al)

Sondazh

Poll