Aktualitet

Zjarr në spitalin e Durrësit/ Flakët përfshijnë 4 katet e godinës, 120 pacientë të evakuuar, 5 prej tyre nisen drejt Tir

11 Janar 2020, 06:22 Nga DOSJA
Zjarr në spitalin e Durrësit/ Flakët përfshijnë 4 katet

Durrës- Në orën 01:15 të ditës së sotme, Spitali i Durrësit është përfshirë nga flakët. Mes errësirës u evakuuan 120 pacientë dhe 5 prej tyre u nisën drejt Tiranës pasi kishin nevojë për oksigjenim. Mësohet se zjarri ra  fillimisht në katin e parë, pranë repartit të ortopedisë, në kabinën kryesore të energjisë elektrike dhe më pas u përhap në gjithë rrjetin elektrik të katit të dytë, tretë dhe të katërt të ndërtesës. Shkak i tyre është bërë një masë në kabinën elektrike prej ngarkesës në rrjet nga ngrohëset.

Flakët përparuan me shpejtësi të madhe, pavionet u mbushëm me tym dhe gjysma e spitalit mbeti pa energji.

“Zjarri ka përfshirë kabinën kryesore të energjisë elektrike dhe rrjetin elektrik në gjysmën e spitalit nga kati i parë deri në katin e katërt, duke bërë që gjysma e spitalit të mbetej pa energji.”, është shprehur drejtoresha Nadire Jani.

Prokuroria e Durrësit ka nisur hetimet për këtë ngjarje. Prokurorja Pranvera Gruda ka sekuestruar dosjet e rrjetit, ndërhyrjet dhe raportet e mirëmbajtjes së paneleve që u shkrumbuan nga flakët. Në vendngjarje ndodhen forcat zjarrfikëse.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet 80 pacientë të evakuuar në durrës zjarr në spitalin e durrësit 80 pacientë të evakuuar në durrës zjarr në spitalin e durrësit

Sondazh

Poll

Aktualitet 10 Janar 2020, 21:06

TIRANË- Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, ka folur sot për kërcënimin e bërë nga Lideri Suprem i Iranit, Ali Kahmenei, i cili hodhi akuza kundër vendit...