Aktualitet

Vrasje apo vetëvrasje? Gjendet i pajetë i riu shqiptar në burgun anglez, motra premton drejtësi: Ishte i pafajshëm, para dy

10 Janar 2020, 21:43 Nga DOSJA
Vrasje apo vetëvrasje? Gjendet i pajetë i riu shqiptar në burgun

BRITANI E MADHE- Një i burgosur shqiptar ka humbur jetën në qelinë e tij në  Belmarsh të Britanisë së Madhe. Bëhet fjalë për të riun Liridon Saliuka, i lindur në Kosovë, i cili nuk iu përgjigj apelit të rojes së burgut dy ditë më parë. 

Saliuka u gjet i pajetë në qelinë e tij  më 2 janar dhe pavarësisht përpjekjeve për ta kthyer në jetë. Autoritetet britanike po e trajtojnë vdekjen si të vetëvrasje, ndërsa familjarët e tij këmbëngulin se ai është vrarë. 29-vjeçari u arrestua verën e kaluar pasi akuzohej për vrasje të ndodhur në një klub në lindje të Londrës. Megjithatë ai e kishte mohuar se kishte qënë i përfshirë në vrasje. 

Motra e 29-vjeçarit, Dita, tha për “The Guardian” se do të vinte në vend drejtësinë për të. Sipas saj, autopsia ende nuk ishte kryer dhe se ata do të mund ta shihnin trupin e tij pas procedurës.

“U aksidentua dy vite më parë dhe i vunë hekura në trup. E kam ushqyer unë derisa u  u shërua. Një mjek na tha se do të mbetej me aftësi të kufizuara të përhershme. Në burgun e Belmarshit, ai fillimisht u vendos në një qeli të veçantë me një dyshek ortopedik, por kohët e fundit ishte transferuar në një dhomë standarde,“-tha 31-vjeçarja. 

Ajo ka treguar edhe momentin kur kishte marrë vesh për vetëvrasjen e të vëllait dhe se si atij i ishin mohuar disa të drejta kohëve të fundit.

Në Belmarsh vëllai im u vendos fillimisht në një qeli speciale ku krevati ishte me dyshek ortopedik por shumë shpejt u transferua në një qeli standarte. Nuk u lejua të bënte një telefonatë të vetme deri natën e Vitit të Ri që arrita ta shoh. Ai më thoshte se njerëzit që kryejnë vetëvrasje janë të dobët dhe egoistë. Kam dëgjuar nga persona të tjerë se atë ditë ka pasur një konflikt dhe vëllai im është ngacmuar. Ai donte të pastronte emrin e tij nga akuzat por tani nuk do e ketë më këtë mundësi. Por do t’ja pastroj unë.”

Gloria Morrison, zëdhënëse e Organizatës u shpreh se: Vdekja e Liridonit përbën një shqetësim të rëndësishëm dhe duhet të shqyrtohet me seriozitet. Familja e tij duhet të lejohet që të marrë pjesë në proçeset e investigimit në mënyrë që të mësohen shkaqet e vdekjes së tij.

Ndërkohë duke marrë parasysh të gjitha vdekjet e ndodhura në qelitë e paraburgimit do të kryhet edhe një investigim i pavarur nga organi publik Britanik “Prisons and Probation Ombudsman”.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet liridon saliuka vdes shqiptari ne angli vdes shqiptari ne burgun anglez liridon saliuka vdes shqiptari ne angli vdes shqiptari ne burgun anglez

Sondazh

Poll

Aktualitet 10 Janar 2020, 21:06

TIRANË- Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, ka folur sot për kërcënimin e bërë nga Lideri Suprem i Iranit, Ali Kahmenei, i cili hodhi akuza kundër vendit...