Sport

Leo Messi gjobitet nga MLS, për ‘dhunën’ ndaj ndihmës trajnerit të New Yorkut…

Pasi humbi durimin të shtunën në mbrëmje në fund të ndeshjes kundër New York City FC (2-2), Lionel Messi u gjobit nga MLS. Argjentinasi kishte kapur nga qafa një ndihmës trajner të Nju Jorkut.

26 Shkurt 2025, 14:30 Nga DOSJA
Leo Messi gjobitet nga MLS, për ‘dhunën’ ndaj ndihmës

SHBA - Sanksioni ra edhe mbi Lionel Messin, i cili humbi qetësinë në fund të ndeshjes kundër New York City FC (2-2), të shtunën. Argjentinasi u gjobit, pasi kapi nga qafa një anëtar të ekipit drejtues të klubit të Nju Jorkut, njoftoi MLS të martën. Mirëpo, si zakonisht, MLS nuk e bëri të ditur shumën e kësaj gjobe.

I zemëruar me vendimet e marra gjatë ndeshjes, Messi shkoi drejt e te gjyqtari Alexis Da Silva pas fishkëllimës së fundit, i cili në mënyrë të veçantë përjashtoi bashkëlojtarin e tij Tomas Aviles (minuta e 23-të).

Pasi mori një karton të verdhë për protestat e tij, kapiteni i Inter Miamit pati një sherr me Mehdi Ballouchy, një nga ndihmësit e New York City. Argjentinasi dhe trajneri folën për disa sekonda para se Messi të kthehej te Ballouchy, vendosi dorën e djathtë në pjesën e pasme të qafës dhe e shtrëngoi atë. Më pas dy burrat u ndanë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll