Sport

Premier League synon Bynoe-Gittens të Dortmundit: Arsenali në ‘pole position’…

Pasi kaloi sistemin e të rinjve të Manchester City dhe mbërriti në Gjermani në vitin 2020, 20-vjeçari ka shënuar 11 gola dhe ka dhënë katër asistime në 35 ndeshje, duke fituar gjithashtu një vend të rregullt në skuadrën e Anglisë U-21 (11 ndeshje).

26 Shkurt 2025, 14:00 Nga DOSJA
Premier League synon Bynoe-Gittens të Dortmundit: Arsenali në

GJERMANI - Jamie Bynoe-Gittens është një nga yjet në rritje të Borussia Dortmundit dhe paraqitjet e tij po tërheqin vëmendjen e klubeve të mëdha evropiane.

Anësori anglez i lindur në vitin 2004 po shijon një sezon të nivelit të lartë, aq sa klubi gjerman e ka vendosur çmimin e tij në nivelin e 100 milionë eurove.

Pavarësisht një viti të vështirë për Dortmundin, aktualisht vetëm i dhjeti në Bundesligë, talenti i Bynoe-Gittens është vendosur si një nga lojtarët kryesorë të skuadrës.

Pasi kaloi sistemin e të rinjve të Manchester City dhe mbërriti në Gjermani në vitin 2020, 20-vjeçari ka shënuar 11 gola dhe ka dhënë katër asistime në 35 ndeshje, duke fituar gjithashtu një vend të rregullt në skuadrën e Anglisë U-21 (11 ndeshje).

Katër gjigantë anglezë në gjurmët e tij

Vlerësimi i lartë nuk duket se i tremb klubet kryesore ta synojnë talentin, me Bayern Munich që tashmë ka shfaqur interes pas sugjerimit të Vincent Kompany. Megjithatë, Dortmundi duket se preferon një lëvizje në Premier League, ku Arsenali, Chelsea, Manchester United dhe Tottenham, po monitorojnë nga afër situatën.

Topçinjtë, në veçanti, do të ishin në pozicionin “pole” për të blerë lojtarin, duke pasur parasysh nevojën për përforcime sulmuese, pas dëmtimeve të shumta që kanë goditur skuadrën (Bukayo Saka, Gabriel Jesus, Gabriel Martinelli dhe Kai Havertz).

Bynoe-Gittens nga ana e tij nuk do të përjashtonte një rikthim në Angli, duke e bërë gjithnjë e më konkrete mundësinë e një lëvizjeje gjatë verës.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll