Aktualitet

Pamjet e vrasjes në Rrëshen, Lleshaj kritika mediave: E transmetuan qindra herë, sikur po na bënin kurs për snajper

10 Janar 2020, 20:59 Nga DOSJA
Pamjet e vrasjes në Rrëshen, Lleshaj kritika mediave: E transmetuan

TIRANËDy ditë pasi Dosja.al publikoi e para pamjet ekskluzive të ekzekutimit të biznesmenit Kastriot Reçi, ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka shprehur pakënaqësinë me mediat, që ritransmetuan këto pamje. Gjatë një intervistë për emisionin “Kapital” në Vizion Plus, Lleshaj, duke harruar misionin e medias për të informuar publikun, zgjodhi t’i kritikojë ato.

“Po shikoja në media videon e vrasjes në Rrëshen, e kanë transmetuar qindra herë.  A thua se po na bënin kurs për snajper? Se në shkollën për snajper bëhet ato gjëra, që thonë këndi i snajperit, jo forca e goditjes,“-tha Lleshaj,  teksa nuk i ka dhënë ende publikut një përgjigjie për rritjen e kriminalitetit në vend, apo edhe për faktin se pavarësisht se vrasja ndodhi nën hundën e policisë, vetëm pak larg Komisariatit në Rrëshen, snajperisti ia doli t’ja mbathte pa i hyrë gjembë në këmbë.

(k.m;f.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet kastriot reci sander lleshaj vrasje në rrëshen vritet kastriot reci kastriot reci sander lleshaj vrasje në rrëshen vritet kastriot reci

Sondazh

Poll

Aktualitet 10 Janar 2020, 21:06

TIRANË- Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, ka folur sot për kërcënimin e bërë nga Lideri Suprem i Iranit, Ali Kahmenei, i cili hodhi akuza kundër vendit...