Politike

Kërkesa e Kosovës për të marrë statusin e mysafirit special në KE, Pilja: Është vendor në rend dite në Komitetin Politik! Nuk duhet pranuar, është shpërblim për Kurtin

Ajo tha se delegacioni serb është i gatshëm të shkëmbejë mendime me deputetë të tjerë dhe të shpjegojë se pse kjo kërkesë nga Prishtina nuk duhet pranuar. 

26 Shkurt 2025, 14:01 Nga N.F
Kërkesa e Kosovës për të marrë statusin e mysafirit
Biljana Pantiç Pilja

SERBI- Kryetarja e Delegacionit të Serbisë në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës, Biljana Pantiç Pilja ka deklaruar së fundmi se kërkesa e Kosovës për marrjen e statusit të mysafirit special në Këshillin e Europës është vendosur në rendin e ditës të seancës së Komitetit Politik që do të mbahet javën e ardhshme në Paris. Pilja më tej shtoi se delegacioni serb është i gatshëm të paraqesë argumente dhe të shpjegojë pse kjo kërkesë nuk duhet pranuar.

“Kjo është një kërkesë që kanë bërë në nëntor për të marrë atë statusin e të ftuarit special. Nuk është futur në rend dite në dhjetor, as në janar, ne kemi luftuar për të, por tani e kanë futur në rend dite. Do të shohim se si do të shkojë ajo seancë, sigurisht që nuk do të ketë votim, por shkëmbim mendimesh”, tha Pilja për "Tanjug".

Ajo tha se delegacioni serb është i gatshëm të shkëmbejë mendime me deputetë të tjerë dhe të shpjegojë se pse kjo kërkesë nga Prishtina nuk duhet pranuar. Pilja tha se dhënia e statusit të mysafirit special të Këshillit të Europës Prishtinës do të ishte një lloj shpërblimi për qeverinë e Albin Kurtit, prandaj mendon se Prishtina nuk duhet të shpërblehet në atë mënyrë.

Ajo gjithashtu pretendoi se deri më tani ka pasur një reagim të mirë për këtë çështje, si nga ata që e kanë pranuar ashtu edhe nga ata që nuk e kanë pranuar Kosovën, sepse delegacioni serb argumentoi se dhënia e statusit të mysafirit special të Këshillit të Europës në atë moment Prishtinës do të ishte një lloj rezervë për fushatën e Kurtit.

biljana pantiç pilja kosova ke

Sondazh

Poll