25 Shkurt 2025, 21:42
Nga M.B
Foto nga emisioni
DURRËS- Më 15 qershor 2021 emisioni “Stop” në Tv Klan trajtoi përplasjen fizike e verbale në shkollën 9-vjeçare “Qemal Mici” në Durrës, ku nëna e një djali me spektrin e autizmit, Fjoralba Rosi, u dhunua nga nëna e një fëmije tjetër, njëkohësisht mësuese në këtë shkollë, Valentina Jançe Kala. Në atë kohë, agresorja u procedua penalisht.
Tre vjet më pas “Stop” takon sërish Fjoralba Rosin. Gjykata e Durrësit e ka shpallur të pafajshme mësuesen pasi nuk ishte provuar dhuna. Por organi i akuzës dhe gjykata nuk kanë administruar pamjet filmike të kamerave të sigurisë që drejtori i shkollës tha që i kanë institucionet kompetente.
Sot Fjoralba e kërkon drejtësinë në Gjykatën e Apelit. Nga ana tjetër arsimtarja nuk është mjaftuar me kaq. Ajo ka kallëzuar nënën e fëmijës për fyerje dhe shpifje dhe kërkon 4 milionë lekë dëmshpërblim.
Fjoralba është quajtur edhe hajdute, pasi mësuesja pretendon se i kanë vjedhur 700 mijë lekë në shkollë. Drejtori i shkollës në një regjistrim thotë se nga videoja që disponohet ai që ka marrë lekët është burrë.
Drejtori i shkollës: E para e punës, unë e kam akoma në telefonin tim surratin e atij, e ka dhe policia, s’ka dashur ta ndjekë se edhe mund ta kishte gjetur se ai njihet. Ai dilte nga klasa, duke futur shukën e lekëve në xhep. Të gjitha këto pamje i ka policia, s’ka dashur ta kapë./TV Klan
durres
Aktualitet
25 Shkurt 2025, 21:26
M.B
Foto nga emisioni
TIRANA- Dy vajza të mbetura jetime, Senada dhe Serena Mullaymeri, 17 dhe 19 vjeçe, kanë denoncuar në emisionin &ldq...
Aktualitet
25 Shkurt 2025, 21:17
B.Z
Foto ilustruese
KAMËZ - Senada dhe Serena Mullaymeri, 17 dhe 19 vjeçe, jetonin në një shtëpi në Kamëz së bashku m...
Aktualitet
25 Shkurt 2025, 21:05
B.Z
Foto nga familja Baci
LUSHNJE - Në Sektor Zhame, Lushnje jeton familja Baci e cila ka një hallë të madh. Prej më shum&eu...
Aktualitet
25 Shkurt 2025, 20:48
M.B
Foto ilustruese
LEKSEMBURG- Gjykata Europiane në Luksemburg ka nisur sot procesin e shqyrtimit të modelit të iniciuar nga qeveria e Ita...
Aktualitet
25 Shkurt 2025, 20:24
E. D
foto ilustruese
SHKODËR- Një 33-vjeçar është shpallur në kërkim nga policia e Shkodrës pasi gjatë një k...
Aktualitet
25 Shkurt 2025, 19:52
E. D
foto ilustruese
ITALI- Një 52-vjeçar shqiptar i shpallur në kërkim prej 17 vitesh për trafik droge është arrestua...
Aktualitet
25 Shkurt 2025, 19:26
B.Z
Arben Çipa
SARANDË - Unioni Turistik Shqiptar ka reaguar pas vendimit të Gjykatës së Sarandës, e cila dha masën e sigu...
Aktualitet
25 Shkurt 2025, 19:15
M.B
Dod Mamli
KURBIN- Personi në foto është 67-vjeçari Dod Mamli, i cili u ekzekutua një ditë më parë për &...
Aktualitet
25 Shkurt 2025, 18:54
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Një automjet me drejtues ende të paidentifikuar, ka përplasur një punonjës të Policisë, gja...
Aktualitet
25 Shkurt 2025, 18:52
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Në Shqipëri, Gjykata e Posaçme ka pranuar kërkesën e Prokurorisë për vendosjen e masave të...