Politike

"Të ishin 10 veta si ju kryeministër"/ Rama batuta me banorët në lagjen “5 Maji”: Nuk i kërkoja dot nënës të bënte dhe nja 10 si puna ime...

Në takimet me banorët kreu i qeverisë ka ndarë edhe disa batuta.

25 Shkurt 2025, 15:16 Nga B.Z
"Të ishin 10 veta si ju kryeministër"/ Rama batuta me
Edi Rama

TIRANË - Kryeministri Edi Rama ka inspektuar këtë të martë punimet në lagjen e rindërtuar “5 Maji”, ku është takuar edhe me disa banorë të zonës.

Në takimet me banorët kreu i qeverisë ka ndarë edhe disa batuta. Ka qënë një qytetare ajo e cila fillimisht i është drejtuar Ramës “Nja 10 veta si ju kryeministër, ne do të ishim ku e ku”, ndërsa Rama ja ka kthyer me humor “nuk i kërkoja dot nënës sime të bënte dhe nja 10 si puna ime”.

Biseda mes tyre

Qytetarja: Nja 10 veta si ju kryeministër, ne do të ishim ku e ku.

Edi Rama: Epo shiko, nuk i kërkoja dot nënës sime të bënte dhe nja 10 si puna ime sepse edhe mua mezi më bëri, me vëllain. Unë i dola me telashe të mëdha, kështu që… Janë shpërndarë njësitë e shërbimit kështu që këtu do të marrë jetë e gjitha. Ndërkohë Unaza e Re, ja ku e keni. Pastaj patjetër do e keni linjën e autobusëve.

edi rama takim 5 maji

Sondazh

Poll