Politike

Berisha: Dëgjesë publike me rektorin e Universitet Bujqësor, Rama është i vendosur të kontrollojë çdo mandat arresti në Shqipëri

Berisha gjithashtu u shpreh se qëndrimet e fundit të Edi Ramës tregojnë se është në tmer dhe në panik. 

25 Shkurt 2025, 14:55 Nga I.A
Berisha: Dëgjesë publike me rektorin e Universitet Bujqësor, Rama
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka reaguar së fundmi mbi dëgjesën e lajmëruar për ditën e nesërme që do të zhvillohet me kërkesë të rektorit të Universitetit Bujqësor Kamëz Fatbardh Sallaku, përballë grupit parlamentar të Partisë Socialiste me në krye Edi Ramën. Berisha gjithashtu u shpreh se qëndrimet e fundit të Edi Ramës tregojnë se është në tmer dhe në panik. Lideri i opozitës gjithashtu thotë se me anë të dëgjesave publike, Rama dëshmon se kërkon të kontrollojë me çdo kusht vendimet e dhëna nga Prokuroria e Gjykata.

"Këto qendrime, së pari, dëshmojnë edhe njëherë se, Edi Rama është në tmerr, është në panik. Dëshmojnë shumë qartë se, kërkon që çdo urdhërarresti para se të ekzekutohet apo të lëshohet të kalojë nga zyra e tij, të marrin lejen e tij. Së fundmi, përdor me një rast të pashembullt, nuk kam dëgjuar ndonjëherë, dhe kjo është vazhdimi i grushtit të shtetit. Grushti i shtetit brenda shtetit quhet atëherë kur njëra degë e pushtetit, në rastin konkret dega ekzekutive, do të marrë fuqi dhe pushtet të degës tjetër, degës gjyqësore. E nisën me rrethimin e gjykatës dhe marrjen peng për disa orë të gjykatësve. Tani vazhdojnë të bëjnë dëgjesë publike për vendimet e gjykatës. Pra, çfarë tregojnë këto? Tregojnë se, Edi Rama është i vendosur të kontrollojë çdo mandat arresti në Shqipëri," tha Berisha. 

sali berisha

Sondazh

Poll