Politike

Berisha: Erion Veliaj nesër do të denoncohet për mashtrim publik, do t’i bashkohet edhe dosja e Griseldës

Kryedemokrati tha se Veliaj me postimet e tij po kërcënon indirekt dëshmitarë, duke dërguar mesazhe personale prokurorit, por sipas tij dje shpërkallëzoi qëndrimin e tij duke thënë se Dado kishte përdorur fjalën ndyrësirë.

25 Shkurt 2025, 14:38 Nga r.ll
Berisha: Erion Veliaj nesër do të denoncohet për mashtrim publik,
sali berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha se kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka mashtruar qytetarët e Shqipërisë nga qelia e burgut, duke u munduar të rëndojë situatën e prokurorit Ols Dado. 

Berisha dënoi sulmet e Veliajt ndaj prokurorit, ndërsa tha se do ta denoncojë nesër Veliajn për mashtrim publik dhe shihen modalitetet që kësaj dosje t’i bashkohet edhe dosja e Griseldës.

Kryedemokrati tha se Veliaj me postimet e tij po kërcënon indirekt dëshmitarë, duke dërguar mesazhe personale prokurorit, por sipas tij dje shpërkallëzoi qëndrimin e tij duke thënë se Dado kishte përdorur fjalën ndyrësirë.

"Unë gjithashtu, jam për të dënuar këtu me forcën më të madhe Griseldën bis të Lali Vjedhësit. Famoz në mashtrimet e tij publike, Lali Vjedhësi mashtroi qytetarët e Shqipërisë dhe komunitetit ndërkombëtar, duke postuar nga qelia procesverbal të falsifikuar dhe manipuluar, me të cilin ai me çdo kusht donte të rëndonte pozicionin e prokurorit të dosjes.

Duke dënuar me forcën më të madhe këtë qendrim banditesk, e informoj Erion Veliajn dhe publikun se, ai nesër do të denoncohet për mashtrim publik dhe shihen modalitetet që kësaj dosje t’i bashkohet edhe dosja e Griseldës, e cila nuk mund t’i harrohet. Me mashtrimin e djeshëm ndaj publikut, Erion Veliaj tregoi se, për t’i shpëtuar krimeve që ka kryer është i aftë të ndërmarrë çdo veprim.

Unë ju deklarova se ai po kërcënon indirekt dëshmitarë, duke i dërguar mesazhe personale, apo duke kërcënuar se e kemi personale prokurorin. Por dje ai e shpërkallëzoi qendrimin e tij kriminal. E përshkallëzoi duke mashtruar qytetarët shqiptarë, sikur prokurori i paska thënë atij një fjalë të dënueshme. Por, publikimi nga gjykata të audios së atij momenti tregonte se çfarë njeriu pa karakter dhe pa moral ka qeverisur bashkinë e Tiranës. Ndaj dhe, nesër nis përpilimi i aktakuzës ndaj tij. Do të paditet për mashtrim të rremë publik.", tha Berisha 

sali berisha

Sondazh

Poll