Aktualitet

Vdekja e 4-vjeçarit në Shkodër/ Prokuroria regjistron procedimin penal, nisin hetimet për ngjarjen

Motra e të miturit ndodhet gjithashtu në spital në gjendje të rëndë, bashkë me të ëmën që ishte dhe shtatzënë

25 Shkurt 2025, 14:49 Nga r.ll
Vdekja e 4-vjeçarit në Shkodër/ Prokuroria regjistron
spitali i shkodres

SHKODËR- Prokuroria e Shkodrës ka regjistruar procedim penal dhe ka nisur hetimet për vdekjen e 4-vjeçarit ditën e djeshme në Shkodër. 

"Pershendetje! Lidhur me rastin e te miturit 4 vjeçar qe ka nderruar jete, ju bej me dije se Prokuroria ka orientuar sherbimet e Policise Gjyqesore ne Komisariatin e Vau te Dejes per kryerjen e veprimeve te para hetimore. Eshte referuar materiali procedurial penal dhe Prokuroria ka regjistruar procedimin penal dhe do vijojne hetimet.", thuhet në njoftimin e policisë. 

Ndërkohë motra e të miturit, 7 vjeç ndodhet në spital në gjendje të rëndë, bashkë me të ëmën që ishte dhe shtatzënë. Ata janë transportuar në spital sapo kanë shfaqur shqetësime shëndetësore, por 4-vjeçari nuk ja ka dalë dot të mbijetojë. Në lidhje me ngjarjen ka reaguar edhe spitalit Rajonal i Shkodrës, ku thotë se mjekët kanë ndjekur të gjitha protokollet mjekësore. Gjithashtu spitali bën të ditur se mjekët i kanë kërkuar familjarëve që fëmija të qëndronte në observacion për mbikëqyrje të mëtejshme.

Por prindërit kanë firmosur dhe kanë zgjedhur ta marrin në shtëpi të miturin. Po ashtu bëhet me dije se dy të miturit motër dhe vëlla u intoksikuan nga helmi i minjve. Mësohet se prindërit kishin kryer spërkatjen e një magazine me këtë substancë toksike, ndërsa kishin me vete edhe fëmijët. Mendohet se ata mund të kenë thithur ose kanë pasur kontakt me helmin, duke shkaktuar simptoma të rënda që çuan në pasoja fatale.

vdekja e 4 vjecarit ne shkoder

Sondazh

Poll