Politike

"Ndyrësirë"/ GJKKO hodhi poshtë pretendimet e Veliajt për prokurorin Dado, gazetari: Vesi i mashtruesit del me shpirtin!

Koka thotë se përpos falsifikimit të dokumenteve zyrtare dosja e Veliaj ka të sanksionuar të bardhë në të zezë edhe sms-të kërcënuese që kanë mbërritur në adresë të OPGJ-ve të çështjes, për të intimiduar gjyqtarët dhe prokurorët, teksa e quan kryebashkiakun një mashtrues vesi i të cilit del me shpirtin.

24 Shkurt 2025, 19:21 Nga B.Z
"Ndyrësirë"/ GJKKO hodhi poshtë pretendimet e Veliajt
Veliaj, Dado

TIRANË - Gazetari Bledian Koka, ka komentuar akuzat e kryebashkiakut Veliaj kundrejt prokurorit Olsi Dado, i cili përmes një dokumenti të publikuar këtë të hënë pretendonte se Dado e ka quajtur "Ndyrësirë" gjatë seancës gjyqësore të mbajtur në GJKKO. 

Në një reagim në rrjete sociale, Koka shkruan se Veliaj është i gatshëm që për interesat e tij të falsifikojë dokumente zyrtare, pasi GJKKO publikoi zbardhjen e përballjes Veliaj-Dado duke hedhur kështu poshtë pretendimet e Veliajt se prokurori ka përdorur fjalor jo të përshtatshëm gjatë seancës gjyqësore. 

Koka thotë se përpos falsifikimit të dokumenteve zyrtare dosja e Veliaj ka të sanksionuar të bardhë në të zezë edhe sms-të kërcënuese që kanë mbërritur në adresë të OPGJ-ve të çështjes, për të intimiduar gjyqtarët dhe prokurorët, ndërsa e quan kryebashkiakun një mashtrues vesi i të cilit sipas tij 'del me shpirtin'.

Postimi i Bledian Kokës:

Vesi i mashtruesit qe del me shpirtin!
Foto 1. Te gjithe ata qe po e ndjekin perballjen e Erion Velijat me drejtesine, u shokuan sot nga publikimi i radhes nga qelia e Durresit e ish kryebashkiakut te Tiranes, i cili publikoi nje version i cili na tregonte nje sjelljte te papranueshme (nese do te ishte e vertete) e prokurorit te ceshtjes!.
Foto 2. Ne nje situate te paprecedente, sot GJKKO ka publikuar zbardhjen zyrtare te perballjes mes personin ne hetim Erioj Veliaj dhe prokurorit te ceshtjes! Publikimi i regjistrimit zyrtar na tregon edhe njehere ate cka perfaqeson Erion Velija si qenie politike qe per interesat e tij eshte i gatshem qe te falsifikoje edhe dokumentat zyrtare!
3) Dosja hetimore ne ngarkim te te pandehurit Erion Velian ka te sanksionuar te zeze ne te bardhe edhe sms-te kercenuese qe kane mberritur ne adrese te OPGJ-ve te ceshtjes pos dhe vete prokurorit! Erion Veliaj eshte sot ne burg jo vetem si hajdut, por edhe se si nje mafioz model eshte angazhuar personalisht dhe jo vetem ne intimidimin e gjytareve, prokuroreve, OPGJ-ve dhe ajo cka eshte me e rendesishmja e deshmitareve te ceshtjes!
p.s...kjo eshte e verteta e cila u konfirmua sot dhe me aktin mafioz te Erion Veliajt per te manipuluar theniet e Prokurorit te Ceshtjes ne perballjen mes te dyve ne Gjykate!

erion veliaj olsi dado

Sondazh

Poll