Politike

"Takimet me diasporën shpërthim ndaj narkodiktaturës"/ Berisha: Kur isha në Greqi më ndaloi një djalë i ri...

Berisha thotë se gjatë takimit në Athinë është ndaluar nga një i ri shqiptar që i ka kërkuar të bënin një foto, teksa i ka treguar se do të marrë pjesë edhe në zgjedhjet që do të mbahen në 11 Maj.

24 Shkurt 2025, 21:28 Nga B.Z
"Takimet me diasporën shpërthim ndaj narkodiktaturës"/
Sali Berisha

TIRANË - Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka folur këtë të hënë për takimet që ka mbajtur me emigrantët jashtë vendit në kuadër të zgjedhjeve parlamentare të 11 Majit. Në një intervistë për emisionin Çim Peka Live, Berisha është ndalur te takimet në Parma të Italisë dhe Athinë, teksa i cilësoi si "shpërthim ndaj narkodiktaturës" në Shqipëri.

Berisha thotë se gjatë takimit në Athinë është ndaluar nga një i ri shqiptar që i ka kërkuar të bënin një foto, teksa i ka treguar se do të marrë pjesë edhe në zgjedhjet që do të mbahen në 11 Maj.

Berisha: ‘Shpërthime të tilla nuk kam parë as në vitin 1991. Nuk kam parë. Ato janë shpërthime antidiktatoriale. Shumë më mirë do ishte një qeveri teknike për vendin se njeriu duhet të ketë sensin ose përpjekjen maksimale për të ulur konfliktualitetin brenda vendit. Po vij nga Athina. Në orën 5 të mëngjesit, një djalë i ri e la karrocën dhe më tha të bëjmë një foto. Po, i thashë unë. Dhe e bëra me kënaqësi foton.

Flamuri i thotë, a je regjistruar. Po, tha. Më ka regjistruar xhaxhai se është në punë shteti. Por garantoj se unë dhe familja do votojmë me ju. E kupton vetë ti si është situata. Prandaj ai shpërthim i diasporës ndaj narkodiktaturës në Shqipëri.

sali berisha zgjedhje 11 maj

Sondazh

Poll