Aktualitet

Vdekja e 3-vjeçarit në spitalin e Shkodrës, mjekët: Erdhi fillimisht me të vjella, kërkuam që të shtrohej, babai nuk pranoi

Ai ka deklaruar se i mituri është paraqitur për herë të parë në spital më 21 shkurt dhe pas mjekimit mjekët i kanë rekomanduar që të shtrohet për trajtim, por babai ka vendosur ta marrë fëmijën me vete.

24 Shkurt 2025, 18:11 Nga E. D
Vdekja e 3-vjeçarit në spitalin e Shkodrës, mjekët: Erdhi
foto ilustruese

SHKODËR- drejtor i Spitalit Rajonal të Shkodrës, Senad Halluni, ka dhënë detaje të reja në lidhje me tragjedinë në fshatin Mjedë, Shkodër, ku një 3-vjeçar humbi jetën, ndërsa motra e tij 7 vjeç, ndodhet në gjendje të rëndë. Ai ka deklaruar se i mituri është paraqitur për herë të parë në spital më 21 shkurt dhe pas mjekimit mjekët i kanë rekomanduar që të shtrohet për trajtim, por babai ka vendosur ta marrë fëmijën me vete.

Por 3-vjeçari të nesërmen është dërguar sërish në spital në gjendje të rëndë shëndetësore, pothuajse pa shenja jete. Po ashtu Halluni shprehet se pesë reanimatorë dhe mjekë të tjerë janë përpjkur ta mbajnë në jetë fëmijën, por për fat të keq ai ndërroi jetë 45 minuta pas mbërritjes në spital. Gjithashtu Drejtori i spitalit shprehet se duke pasur parasysh simptomat e ngjashme tek të dy fëmijët, mjekët kanë kërkuar të angazhohen toksikologë dhe specialistë të tjerë për të përcaktuar shkakun e mundshëm të kësaj ngjarjeje tragjike.

Pas ndarjes nga jeta të 3-vjeçarit, 30 minuta pas tij ka mbërritur motra 7-vjeçare, gjithashtu në gjendje të rënduar shëndetësore, me simptoma të të vjellave. Pas një vlerësimi të menjëhershëm, mjekët e pediatrisë kanë marrë vendim për transportimin urgjent të vajzës në Tiranë, në spitalin QSUT, ku ajo është shtruar në repartin intensiv për më shumë kujdes mjekësor.

"Shpreh ngushëllimet për humbjen e jetës së 3 vjeçarit Omer Hasmegaj. Ai është paraqitur të premten në orën 16:40, me shenja të të vjellave. Nga mjekja roje është trajtuar për këto simptoma. Rreth orës 19 i është kërkuar familjes për t’u shtruar në spital. I ati ka vendosur firmën për të marr fëmijën dhe për të mos vazhduar trajtimin.

Më datë 22 ditën e shtunë në orën 9:40, 3- vjeçari ka ardhur në gjendje shumë të rëndë pothuajse pa jetë, me puls të ulët. Mjekët janë munduar të bëjnë reanimimin dhe për 45 minuta është bërë çdo përpjekje për ta mbajtur në jetë, por fatkeqësisht 3- vjeçari ka ndërruar jetë. Pas 30 minutash është paraqitur e motra, dhe stafi i pediatrisë ka vendosur t’a nisë me urgjencë drejt Tiranës. Janë lajmëruar organet kompetente, kua janë bërë procedurat, për të kryer autopsinë e cila është metoda më e saktë për vendosjen e diagnozës," tha ai. 

senad halluni helmohen 2 femije ne shkoder

Sondazh

Poll