Aktualitet

E rëndë në Shkodër/ Helmohen dy fëmijë, humb jetën 3-vjeçari, motra e tij në gjendje të rëndë

Dy të miturit motër e vëlla, janë transportuar në spital sapo kanë shfaqur shqetësime shëndetësore, por 3-vjeçari nuk ja ka dalë dot të mbijetojë, ndërkohë që motra e tij ndodhet në gjendje të rëndë. 

24 Shkurt 2025, 16:00 Nga B.Z
E rëndë në Shkodër/ Helmohen dy fëmijë, humb
Foto ilustruese

SHKODËR - Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e kësaj të hëne në fshatin Mjedë të Shkodrës. Bëhet me dije se dy fëmijë të mitur janë helmuar dhe njëri prej tyre ka humbur jetën ndërsa një tjetër është në gjendje të rëndë. 

Dy të miturit motër e vëlla, janë transportuar në spital sapo kanë shfaqur shqetësime shëndetësore, por 3-vjeçari nuk ja ka dalë dot të mbijetojë, ndërkohë që motra e tij ndodhet në gjendje të rëndë. 

Nuk dihen ende rrethanat se si ka ndodhur ngjarja, ndërkohë autoritetet kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rastit.

helmim shkoder

Sondazh

Poll