Aktualitet

Aksidenti te 'Bana King'/ Pas publikimit të lajmit nga Dosja, reagon Policia: Është shpallur në kërkim administratori i kompanisë

Sipas informacioneve të Dosja.al, aksidenti ka ndodhur më datë 18 shkurt, gjë që e konfirmoi Policia, por deri më tani nuk kishte asnjë reagim për ngjarjen. 

24 Shkurt 2025, 16:01 Nga I.A
Aksidenti te 'Bana King'/ Pas publikimit të lajmit nga Dosja,
Foto Ilustruese

DURRËS- Policia ka reaguar për aksidentin në kontenierin e "Bana King", pas publikimit të lajmit nga Dosja.al. Sipas informacioneve të Dosja.al, aksidenti ka ndodhur më datë 18 shkurt, gjë që e konfirmoi Policia, por deri më tani nuk kishte asnjë reagim për ngjarjen. 

Ndërkohë që në njoftimin e sotëm, policia ka theksuar se në atë datë është shpallur në kërkim administratori i kësaj kompanie, që është Trifon Murataj. Ndërkohë që pyetjet që vijojnë janë se përse Policia nuk ka njoftuar për ngjarjen në ditën që ka ndodhur. Dhe pse nuk është hedhur dritë mbi këtë ngjarje para se të bëhej publike nga mediat.  

Njoftimi i Policisë:

Durrës Në lidhje me një lajm të publikuar në media, për dëmtimin e një shtetasi në vendin e punës, bëjmë me dije se: Më datë 18.02.2025, shtetasi A. G., 48 vjeç, banues në Durrës, punonjës i një kompanie që operon në portin e Durrësit, është dëmtuar aksidentalisht në sy, gjatë punës. Për këtë rast, ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes, grupi hetimor, i cili ka kryer veprimet e para për zbardhjen e rrethanave dhe identifikimin e shtetasve përgjegjës.

Materialet procedurale për rastin, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës i kanë referuar në Prokurorinë e Durrësit, më datë 18.02.2025. Në vijim të veprimeve, më datë 18.02.2025, është shpallur në kërkim shtetasi T. M., 56 vjeç, banues në Tiranë, administratori i kompanisë, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”. Vijon puna për kapjen e tij.

bana king trifon murataj

Sondazh

Poll