Aktualitet

Vdekja e 3-vjeçarit në Shkodër, Policia: Pas mjekimit u larguan në shtëpi

Por për shkak se gjendja shëndetësore e tyre sa vinte e përkeqësohej, familjarët i kanë ridërguar në spital ku pavarësisht ndihmës mjekësore 3-vjeçari ka ndërruar jetë.

24 Shkurt 2025, 16:39 Nga M.L
Vdekja e 3-vjeçarit në Shkodër, Policia: Pas mjekimit u larguan
Policia

SHKODËR- Detaje të reja kanë dalë nga helmimi dhe humbja e jetës së një fëmijë 3-vjeçar në Shkodër. Policia bën me dije se familja fillimisht i ka dërguar dy fëmijët në Spitalin e Shkodrës për të marrë mjekim pasi mendonin se kishin virozë.

Por për shkak se gjendja shëndetësore e tyre sa vinte e përkeqësohej, familjarët i kanë ridërguar në spital ku pavarësisht ndihmës mjekësore 3-vjeçari ka ndërruar jetë. Ndërkohë Prokuroria vijon hetimet për gjetjen e shkakut të humbjes së jetës së 3-vjeçarit.

Njoftimi i Policisë:

Më datë 21.02.2025, shtetasi S. H. ka dërguar për mjekim në Repartin e Pedriatrisë në Spitalin Rajonal Shkodër, 2 fëmijët e tij, vajzën 7 vjeçe dhe djalin 3 vjeç, të dyshuar me virozë stine. Pas mjekimit, shtetasi S. H. dhe 2 fëmijët janë larguar në banesë. Për shkak të rëndimit në gjendjes shëndetësore të fëmijëve, në banesë, më datë 22.02.2025, shtetasi S. H. i ka dërguar përsëri 2 fëmijët për mjekim në Repartin e Pedriatrisë në Spitalin Rajonal Shkodër. Pavarësisht ndihmës mjekësore, 3-vjeçari ka humbur jetën, ndërsa 7-vjeçarja u dërgua në QSUT, për mjekim të specializuar. Në drejtimin e Prokurorisë vijojnë hetimet për përcaktimin e shkakut të humbjes së jetës së 3-vjeçarit.

 

 

helmohen femijet ne shkoder

Sondazh

Poll