Politike

FOTOLAJM/ Rama ndan pamjet nga vizita e presidentit të Emirateve Arabe: Vendosëm piketa të reja bashkëpunimi

Kreu i qeverisë shkruan se nga vizita e tij për herë të parë si president i Emirateve u vendosën piketa të reja bashkëpunimi. 

24 Shkurt 2025, 08:09 Nga r.ll

 

FOTOLAJM/ Rama ndan pamjet nga vizita e presidentit të Emirateve Arabe:
rama, bin zayed

 

TIRANË- Presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe, Mohamed Bin Zayed Al Nayan ka vizituar ditën e djeshme Shqipërinë, ku ka nënshkruar disa marrëveshje. 

Rama ka ndarë ditën e sotme në rrjetet sociale pamjet nga vizita e tij e sheikut Sheikh Mohamed Bin Zayed Al Nayan. Në postimin e tij, kreu i qeverisë shkruan se nga vizita e tij për herë të parë si president i Emirateve u vendosën piketa të reja bashkëpunimi. 

"MIRËMËNGJES, dhe me FotoALBUMIN e një vizite historike, ardhjes për herë të parë në Shqipëri të Presidentit të Emirateve të Bashkuara, Sheikh Mohamed Bin Zayed Al Nayan, me të cilin vendosëm piketa të reja bashkëpunimi në një rrugë miqësie vëllazërore, ju uroj javë të mbarë", shkruan Rama në postimin e tij. 

Ditën e djeshme mes Shqipërisë dhe Emirateve Arabe kanë nënshkruar disa marrëveshje bashkëpunimi të cilat janë:

-Marrëveshja Kuadër për Veprim mes Masdar, TAQA, KESH dhe OST, që u shkëmbyen mes Zëvendëskryeministres dhe Ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku, si dhe kryetarit të MASDAR Sulltan Al Jaber.

– Letër Angazhimi për Projektin Albania Smart City ndërmjet “Presight AI Ltd” dhe Ministrisë  së Brendshme e Republikës së Shqipërisë, të shkëmbyera mes Ministrit të Brendshëm Ervin Hoxha dhe Kryetarit të “Presight AI Ltd”  Sulltan Al Jaber.

Marrëveshjet u shkëmbyen në një ceremoni të posaçme në praninë e Kryeministrit Rama dhe Presidentit të EBA Mohamed bin Zayed Al Nahyan.

"Pallati i Brigadave – Shkëmbimi i projekteve të përfshira në kornizën e përbashkët midis Masdar, TAQA, KESH dhe OST, si dhe nënshkrimi i letrës së lidhur për Projektin e Inteligjent të Shqipërisë midis “Presight AI Ltd.

edi rama mohamed bin zayed al nayan

Sondazh

Poll