Aktualitet

Në kërkim për vrasje, Policia e Kosovës kërkon ndihmë nga qytetarët për kapjen e tropojanit, i publikon edhe foton

10 Janar 2020, 16:49 Nga DOSJA
Në kërkim për vrasje, Policia e Kosovës kërkon

KOSOVË– Policia e Kosovës ka publikuar foton e Bujar Demajt, 46-vjeçarit nga Kosova, i cili akuzohet për vrasje.

Për kapjen e 46-vjeçarit, Policia ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për lokalizimin dhe arrestimin e tij. Gjithashtu ‘blutë’ e Kosovës, kanë publikuar edhe numrat e telefonit, në të cilët qytetarët mund të telefonojnë për të dhënë informacionet e tyre.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, çdo të premte do të publikojë nga një ose më shumë foto të personave në kërkim, për të cilët kërkohet ndihma e qytetarëve me qëllim, sjelljen e tyre para drejtësisë. Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës janë më poshtë: – 192 dhe 080019999 (pa pagesë)
– 039 432 327-Drejtoria Rajonale Pejë,”-thuhet ndër të tjera në njoftimin e Policisë.

(A.K.;E.K/Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet bujar dema policia e kosoves bujar dema policia e kosoves

Sondazh

Poll

Aktualitet 10 Janar 2020, 16:02

GREQI– Nëntë të burgosur kanë mbetur të plagosur gjatë një përleshjeje të ashpër në burgun Avlonas në Greqi. Mediat greke bëjnë me dije se sherri ka nisur mes d...