Politike

Takimi i PD-së me shqiptarët në Athinë/ Premtimi i Berishës: Kushdo që kthehet do të ketë një periudhë 5-vjeçare pa asnjë taksë

Berisha tha se secili prej emigrantëve që do të vijë të investojë, do të ketë mbështetje të plotë. 

23 Shkurt 2025, 19:35 Nga M.B
Takimi i PD-së me shqiptarët në Athinë/ Premtimi i
Sali Berisha

ATHINA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha u premtoi nga Athina emigrantëve se cilido prej tyre që ka dëshirë të kthehet në Shqipëri do të ketë një periudhë 5-vjeçare pa asnjë taksë. Berisha tha se secili prej emigrantëve që do të vijë të investojë, do të ketë mbështetje të plotë. Ai shtoi se do të vendosin regjimin dhe subvencionet që ka Greqia dhe vendet e BE.

"Projekti ynë, matet me më të vështirën dhe më e vështira është rritja progresive e numrit të shqiptarëve në Greqi, por ne do e realizojmë me çdo kusht.

Kushdo që nga ju kthehet do të ketë një periudhë 5-vjecare pa asnjë taksë. Secili prej jush që do të vijë të investojë, do të ketë mbështetje të plotë. Do të vendosim regjimin dhe subvencionet që ka Greqia dhe vendet e BE.

Do punojmë fort për tu garantuar juve ruajtjen e gjuhës kudo që jeni, pensionet kudo që jeni, padiskutim. Jam i bindur se do i realizojmë, me qeverinë e këtij vendi, me dialog konstruktiv, kemi gjetur rrugëzgjidhje për çdo problem", tha Berisha.

sali berisha

Sondazh

Poll