Politike

"Po nuk u bënë rrogat dhe pensionet europiane asnjë nuk kthehet në Shqipëri"/ Rama: Kur erdhëm në detyrë, nuk kishte fare marrëveshje pensionesh...

Lidhur me këtë Rama thotë se Pensionet europiane nuk bëhen aq kollaj sa shkruhet një koment. Rama u shpreh se shumëkush thotë dua pension europian por sigurimet shoqërore i ka paguar në Greqi dhe kjo sipas tij nuk është e mundur nëse nuk mbyllim marrëveshjen e pensionit me Greqinë. 

23 Shkurt 2025, 12:33 Nga B.Z
"Po nuk u bënë rrogat dhe pensionet europiane asnjë nuk
Edi Rama

TIRANË - Kryeministri Edi Rama gjatë bashkëbisedimit në rrjete sociale me komentuesit, është pyetur edhe në lidhje me pensionet dhe pagat në Shqipëri. Një komentuese shkruan se nëse pagat dhe pensionet në Shqipëri nuk bëhet europiane asnjë nga emigrantët e larguar nuk kthehet në atdhe.

Lidhur me këtë Rama thotë se Pensionet europiane nuk bëhen aq kollaj sa shkruhet një koment. Rama u shpreh se shumëkush thotë dua pension europian por sigurimet shoqërore i ka paguar në Greqi dhe kjo sipas tij nuk është e mundur nëse nuk mbyllim marrëveshjen e pensionit me Greqinë. 

Rama më tej thotë se kur PS erdhi në pushtet jo që s'kishte fare nga këto marrëveshje, po Shqipëria skishte fytyrë sipas tij të ulej si e barabartë me të tjerët. 

Komentuesi: Po nuk u bënë rrogat dhe pensionet europiane asnjë nuk kthehet

Rama: Ka plot që kthehen. E ke parë ti që ju del llogaria më mirë në fund të vitit sidomos kur kursimet andej i investojnë në fshatin e tyre për një fermë për një agroturizëm. Pensionet europiane nuk bëhen aq kollaj sa shkruhet një koment. Se po të jap një shembull konkret: shumëkush thotë dua pension europian por sigurimet shoqërore i ka paguar në Greqi dhe nuk është e mundur nëse nuk mbyllim marrëveshjen e pensionit me Greqinë sic e mbyllëm me Italinë. Por mos harro që kur erdhëm ne në detyrë jo që s'kishte fare nga këto marrëveshje, po Shqipëria skishte fytyrë të ulej si e barabartë me të tjerët. 

edi rama pensione

Sondazh

Poll