Sport

Enzo Maresca, ka një mendim pas gabimit të Filip Jorgensen me Aston Villan...

Portieri i Chelsea ishte fajtor për golin e fitores së Villa.

23 Shkurt 2025, 16:00 Nga DOSJA
Enzo Maresca, ka një mendim pas gabimit të Filip Jorgensen me Aston

ANGLI - Trajneri i Chelseat, Enzo Maresca ka lënë të kuptohet se do të kërkojë një portier të ri këtë verë, pas gabimit të fundit të një prej portierëve të tij.

Me Blutë të mbërthyer në rezultatin 1-1 me Aton Villan, portieri Filip Jorgensen lejoi që gjuajtja e Marco Asensio të kalonte nën të, për atë që rezultoi të ishte goli i fitores 2-1.

Kjo erdhi, pasi 22-vjeçari duroi një natë të vështirë fundjavën e kaluar gjatë humbjes 3-0 në Brighton, pasi kishte zhvendosur Robert Sanchez në formacionin fillestar.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll