Aktualitet

Dhunimi i Arben Çipës/ Gazetarja Xhemani: Strukturat shtetërore të zbardhin ngjarjen! Tre ditë më parë u nderua me një çmim të rëndësishëm...

Xhemani vë në dukje gjithashtu se vetëm tri ditë më parë, Çipa dhe kompania e tij u nderuan me çmimin "Tourism Grand Excellence Aëards" për kontributin e tyre në zhvillimin e tregut turistik, ndërsa sot ai gjendet i dhunuar.

23 Shkurt 2025, 07:21 Nga B.Z
Dhunimi i Arben Çipës/ Gazetarja Xhemani: Strukturat shtetërore
Arben Çipa

TIRANË - Gazetarja Flora Xhemani ka reaguar lidhur me sulmin ndaj Arben Çipës, kryetarit të Shoqatës së Operatorëve Turistikë në Sarandë. Në një postim në rrjete sociale, Xhemani dënon ashpër aktin e dhunës dhe kërkon ndërhyrjen e autoriteteve për zbardhjen e ngjarjes.

Xhemani vë në dukje gjithashtu se vetëm tri ditë më parë, Çipa dhe kompania e tij u nderuan me çmimin "Tourism Grand Excellence Aëards" për kontributin e tyre në zhvillimin e tregut turistik, ndërsa sot ai gjendet i dhunuar.

Postimi i Xhemanit:

Mësova para pak se Sotir Arben Cipa është sulmuar e dhunuar në një konflikt, shkaqet e të cilit nuk mora as mundimin t’i gërmoj nëpër rrjet. Vetëm tri ditë më parë Tourism Grand Excellence Aëards e nderoi Arben Çipën dhe kompaninë e tij si ekselencë në sektorin e Marketingut dhe Zhvillimin e Tregut Turistik për punën e shkëlqyer që ai ka bërë në turizëm.

Dënojmë fuqimisht dhunën dhe kërkojmë që strukturat shtetërore të zbardhin ngjarjen e të marrin masa për të mbrojtur komunitetin e biznesit, sidomos atë të turizmit, që është sektori më jetik, i cili po përpiqet të ndihmojë ekonominë dhe të ruajë ekuilibrat në realitetin shoqëror kaotik shqiptar, duke mbajtur në Shqipëri të rinjtë dhe familjet, në një kohë kur të gjithë po ikin nga sytë këmbët.

Turizmi ka mjaft probleme, shpeshherë edhe të natyrës konfliktuale që kanë përfunduar me fatalitete. Pikërisht për këtë, cënimi i individëve do të na servirë përpara një realitet të zymtë e pak shpresëdhënës për të ardhmen.
Shprehim solidaritetin tonë dhe urojmë shërim të shpejtë për bashkëpunëtorin tonë.
Kurajo Ben!

flora xhemani arben cipa

Sondazh

Poll