Aktualitet

Alternime kthjellimesh e vranësirash, parashikimi i motit për ditën e sotme

Moti parashikohet me kthjellime e alternime vranësirash mesatare dhe hera-herës deri të dendura me këto të fundit kryesisht në pjesën e dytë të ditës (pas orëve të mesditës).

23 Shkurt 2025, 07:19 Nga B.Z
Alternime kthjellimesh e vranësirash, parashikimi i motit për
Foto ilustruese

TIRANË - Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme për shkak të masave ajrore relativisht të thata me origjinë perëndimore.

Moti parashikohet me kthjellime e alternime vranësirash mesatare dhe hera-herës deri të dendura me këto të fundit kryesisht në pjesën e dytë të ditës (pas orëve të mesditës). Mjegull e dendur / mjegullinë dhe shikim i reduktuar kryesisht në zonat luginore në orët e mëngjesit.

Era do të fryjë me drejtim juglindje – jugperëndim me shpejtësi deri në 4 m/s, ndërsa në lugina dhe bregdet era pritet të arrijë shpejtësi 5-7 m/s, shoqëruar me dallgëzim të forcës 1 ballë.

moti

Sondazh

Poll