Aktualitet

"Po të më pyesin mua ju nxjerr dhe të dielën në punë", drejtori i ASHK Lezhë shfrenon gojën me punonjësit: Jam me ministrin edhe s'më ...

Pas gjuhës së përdorur punonjësit i thonë se do ta denoncojnë dhe do t'i publikojnë mesazhet, ndërsa ai shprehet se nuk shqetësohet nga denoncimet dhe beson se nuk do të hiqet nga detyra. 

22 Shkurt 2025, 22:44 Nga r.ll
"Po të më pyesin mua ju nxjerr dhe të dielën në
altin gjergji

LEZHË- Drejtori i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës në Lezhë, Altin Gjergji ka urdhëruar punonjësit të paraqiten në punë ditën e sotme, ndonëse për ta duhet të ishte ditë pushimi. 

Sipas disa mesazheve që një punonjëse ka dërguar në redaksinë e JOQ, drejtuesi i institucionit i është drejtuar me një gjuhë aspak etike punonjëses, kur ajo e pyet nëse dita e sotme do të paguhet duke qenë se ishte ditë pushimi. 

Pas gjuhës së përdorur punonjësit i thonë se do ta denoncojnë dhe do t'i publikojnë mesazhet, ndërsa ai shprehet se nuk shqetësohet nga denoncimet dhe beson se nuk do të hiqet nga detyra. 

Denoncimi i qytetares:

“Sot na nxoren ne pune Ishte urdher nga drejtoresha e pergjithshme. Ishim te detyruar te dilnin meqe ishte urdher edhe po mos dilnim do na mbahej nje dite pune. Edhe me gjithe drejten e zotit pyeta drejtorin qe dita sot a do na paguhet. Ai me kthej pergjigjie duke me ofenduar edhe te ishte rrugaq nuk do fliste keshtu. Une po jua dergoj njehere biseden Me then drejten do ja dergoj edhe drejtorise se madhe edhe kryemistrit sepse nuk mundet asnje njeri ne bote te me ofendoje me fjale te pista. Shyqyr qe mi shkruajti ti kem me fakte pasi ai keshtu flet edhe ne pune por skam mundesi ta regjistroj pasi ne zyre te atij nuk na lejohet te hyjm me telefon. Pune te mbare Faleminderit shume nga ju”.

"Po të më pyesin mua ju nxjerr dhe të dielën në"Po të më pyesin mua ju nxjerr dhe të dielën në"Po të më pyesin mua ju nxjerr dhe të dielën në

altin gjergji ashk lezhe

Sondazh

Poll