Aktualitet

Të shtëna me armë zjarri në Kamëz, qëllohet makina në ecje

Shkaku i të shtënave me armë ende nuk dihet, ndërkohë që janë ngritur kontrolle kudo në zonë për të arrestuar autorët.

22 Shkurt 2025, 23:09 Nga DOSJA

Të shtëna me armë zjarri në Kamëz, qëllohet makina

KAMËZ- Një atentat ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Kamëz. Mësohet se nje makinë ka qëlluar me armë zjarri ne drejtim të një makine tjetër. 

Shkaku i të shtënave me armë ende nuk dihet, ndërkohë që janë ngritur kontrolle kudo në zonë për të arrestuar autorët. Fatmirësisht nga të shtënat me armë nuk ka persona të lënduar as në makinë dhe as kalimtar. 

Njoftimi i Policisë: 

Më datë 22.02.2025, rreth orës 22:30, në rrugën “Neë York”, tek Rrethi i Bathores, dyshohet se nga një automjet është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një automjeti tjetër. Nuk ka të lënduar në njerëz.

Shërbimet e Policisë kanë bërë rrethimin e zonës dhe vijojnë kontrollet për gjetjen e automjetit dhe kapjen e autorit.

Ndërkohë, grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Sondazh

Poll