Sport

Juvja, pa Champions, duhet të shesë: Yildiz mund të largohet për rreth 90 milionë!

Sulmuesi turk do të ishte një fitim i plotë kapital, duke qenë se ai u mor falas, pasi u lirua nga Bayern

22 Shkurt 2025, 16:30 Nga DOSJA
Juvja, pa Champions, duhet të shesë: Yildiz mund të largohet

ITALI - Për Juventusin, të ardhurat nga Liga e Kampionëve të këtij sezoni tashmë janë zhdukur. 

Mbetet vetëm të kapet vendi i katërt në kampionat, për të qenë i sigurtë, me renditje ose pa renditje, për të marrë të paktën plaçkën e garantuar nga Kupa më e shtrenjtë, edhe nga ana financiare, sezonin e ardhshëm.

Nëse objektivi nuk arrihet, sipas asaj që raporton Gazzetta dello Sport, do të duhet një sakrificë e madhe në merkaton e verës. Një ‘kurban’ që ka emër dhe mbiemër Kenan Yildiz.

Xhevahiri turk, i cili gjithashtu sapo ka rinovuar kontratën me bardhezinjtë deri në vitin 2029, do të garantonte një të ardhur prej rreth 90  milionë euro. Një fitim i madh kapital, nëse mendoni se ai arriti me parametra zero, pasi u lirua nga Bayern në 2022. 

Yildiz është i lumtur në Torino dhe do të donte të qëndronte. Problemi lidhet me faktin se, në çdo rast, Giuntoli duhet të mbledhë para, pavarësisht largimeve thuajse të sigurta të Cambiasos dhe Vlahovicit, që nuk do të mjaftonte, veçanërisht në rast të dështimit për të hyrë në Evropën që ka rëndësi.

Blerësit e mundshëm, siç ndodh shpesh në dekadat e fundit të futbollit, vijnë nga Eldorado e futbollit evropian: Premier League. Verën e kaluar, Juventusi refuzoi ofertën prej 60 milionë eurosh të Chelseat. Situata do të ishte ndryshe gjatë seancës së ardhshme.

‘Mbreti’ i plotfuqishëm i merkatos, Jorge Mendes, i cili nuk është agjent i Yildizit, por ka kontakte me të gjithë futbollin që ka rëndësi, është parë duke darkuar në dy raste të ndryshme me familjen e lojtarit dhe me drejtuesit e Juventusit. Me atë rast duket se ai e ndërgjegjësoi Giuntolin për interesin jo vetëm të Chelseat, por edhe të Cityt, Liverpoolit dhe United. 

B.T (Dosja.al)

 

Sondazh

Poll