Sport

Trajneri Pellegrini: "Vitor Roque? Unë për negociatat, e di vetëm ato nga shtypi"

Trajneri i Real Betisit, Manuel Pellegrini thotë se "nuk mund të them se çfarë do të ndodhë me të ardhmen e tij (Vitor Roque)".

22 Shkurt 2025, 17:30 Nga DOSJA
Trajneri Pellegrini: "Vitor Roque? Unë për negociatat, e di

SPANJE - Trajneri i Real Betisit, Manuel Pellegrini, në një konferencë për shtyp të shtunën tha se nuk e di se çfarë do të ndodhë me të ardhmen e Vitor Roque, edhe pse ai e llogarit brazilianin për ndeshjen e kësaj të diele në Getafe.

Lidhur me negociatat e supozuara me Palmeiras dhe FC Barcelona për largimin e tij, ai tha se “e vetmja gjë që di për negociatat është nga shtypi”.

I pyetur për Vitor Roque, dhe të ardhmen e tij, Pellegrini komentoi: "Ai është në listën e të thirrurve dhe është pjesë e skuadrës. Nuk mund të them se çfarë do të ndodhë me të ardhmen e tij. E vetmja gjë që di për negociatat është nga shtypi. Do të shohim se si do të zgjidhet çështja."

Më në fund Pellegrini ka mundur të rikuperojë Bakambun, i cili nuk luajti të enjten dhe as nuk u stërvit dje për shkak të problemeve me gishtin e këmbës dhe ka edhe Abden për ndeshjen e kësaj të diele në Getafe, pasi e mbylli të enjten e kaluar me shqetësim: 

“Abde dhe Bakambu do të thirren të dy. Bakambu ka kapërcyer problemet e këmbës dhe është i disponueshëm. Abde pati një goditje të fortë, do të shohim se si do të zhvillohet, por ai është planifikuar për nesër”.

Trajneri i Betis ka konfirmuar mungesat e Fornals, Carvalho, Bellerín, Ángel Ortiz, Lo Celso dhe Marc Roca, gjithsej gjashtë mungesa për një duel “gjashtë pikësh”, siç e cilësoi ai ndeshjen në Coliseum ndaj skuadrës së Bordalás.

Për sa i përket ndeshjes së 1/16-tës së Konferencës me Vitoria Guimarães dhe faktit që nuk do të përballen me Chelsean deri në finale, nëse do të kalojnë nëpër raunde, trajneri kilian tha: “E kam thënë edhe para shortit, nuk më intereson kush është kundërshtari.

Do të doja të mos kishte qenë Chelsea, veçanërisht për shkak të Enzo Marescas. Nëse takohemi në finale, aq më mirë. Janë kundërshtarë po aq të ashpër, përfunduan në krye të grupit dhe shpresoj që në këto dy ndeshje të fokusohemi te Getafe dhe Real Madrid”, tha Pellegrini për miqësinë me trajnerin italian, i cili ishte asistent i tij te West Ham.

“I dërgova një mesazh dhe i thashë se do të takoheshim në finale”, tha Pellegrini me shaka.

B.T (Dosja.al)

 

Sondazh

Poll