Politike

VIDEO/ Rama dhe Balluku inspektojnë punimet në Rrugën e Komanit: Do t’i japë hov të ri turizmit të kësaj zone

Balluku gjatë fjalës së saj theksoi se ky është një aks i rëndësishëm 31 km që lidh dy hidrocentralet, e që do t’i japë një hov të ri turizmit të kësaj zone.

22 Shkurt 2025, 10:59 Nga I.A
VIDEO/ Rama dhe Balluku inspektojnë punimet në Rrugën e Komanit:
Balluku dhe Rama

TIRANË- Kryeministri, Edi Rama dhe Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku kanë inspektuar punimet në kantierin e Rrugës së Komanit. Balluku gjatë fjalës së saj theksoi se ky është një aks i rëndësishëm 31 km që lidh dy hidrocentralet, e që do t’i japë një hov të ri turizmit të kësaj zone.

“Rruga është rrugë e ndërtuar në vitin 80, 31 km, rrugë teknologjike e quajmë ne, lidh dy hidrocentrale dhe situata e sotme krijon probleme shumë të mëdha për sa i përket situatës energjitike misi dy hidrocentraleve. Kemi emergjenca të ndryshme, prandaj kjo është arsyeja pse rruga futet në rikonstruksion, për arsye të Vaut të Dejës dhe hidrocentralit të Komanit, duke qenë se kemi emergjencë gjatë natës dhe është kthyer në një rrugë të rrezikshme”, u shpreh Balluku.

belinda balluku

Sondazh

Poll