Aktualitet

I drejtoi armën policëve/ Gjykata e Vlorës lë në burg Endrit Sadedinin

Seanca është drejtuar nga gjyqtarja Alba Ngresi, e cila ka lënë në fuqi masën e sigurisë të kërkuar nga Prokuroria e Vlorës.

22 Shkurt 2025, 12:12 Nga I.A
I drejtoi armën policëve/ Gjykata e Vlorës lë në burg
Endrit Sadedini

VLORË- Gjykata e Vlorës ka vendosur masën e sigurisë “arrest në burg” për Endrit Sadedinin, i arrestuar disa ditë më parë nga Policia e Vlorës. Seanca është drejtuar nga gjyqtarja Alba Ngresi, e cila ka lënë në fuqi masën e sigurisë të kërkuar nga Prokuroria e Vlorës.

38-vjeçari u arrestuar në lagjen “Pavarësia”, pranë Lungomares. Ai u ndalua në kuadër të operacionit policor të koduar “Danger” dhe pas një kontrolli fizik iu gjet një pistoletë me karikator dhe municion luftarak.

Endrit Sadedini nuk është emër i panjohur për Policinë e Vlorës. 38-vjeçari i ka shpëtuar dy herë atentateve që dyshohet se i janë bërë për shkak të konflikteve për pazare droge. 

endrit sadedini

Sondazh

Poll