Aktualitet

Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, plagoset një person

Gjithashtu i plagosuri, është dërguar në spital për ndihmë mjekësore, ndërkohë autoritetet kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

21 Shkurt 2025, 21:45 Nga E. D
Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, plagoset
foto ilustruese

PRISHTINË- Të shtëna me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e sotme në lagjen Dardania në Prishtinë. Si pasojë e të shtënave një person ka mbetur i plagosur. 

Policia e Kosovës bën të ditur se rreth orës 20:00 është raportuar për të shtëna me armë, ndërsa njësitet policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes.

Gjithashtu i plagosuri, është dërguar në spital për ndihmë mjekësore, ndërkohë autoritetet kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. Po ashtu sipas informacioneve paraprake personi i plagosur është një taksist. 

te shtena me arme zjarri ne prishtine

Sondazh

Poll