Aktualitet

"Misteri" i një aksidenti tragjik në Borsh/ Akuzat për vrasje brutale dhe një i ri që kërkon drejtësi

Disa ditë pas ngjarjes së rëndë, nëna e vajzës, hedh akuza të forta ndaj Roberto Dhulit, duke e akuzuar jo vetëm si shkaktarë të aksidentit, por madje dhe për vrasje. Sipas saj, në timonin e mjetit nuk ka qenë vajza, siç pretendon Dhuli, por vetë ai, madje dhe më keq, e akuzon për vrasje me dashje.

21 Shkurt 2025, 21:52 Nga B.Z
"Misteri" i një aksidenti tragjik në Borsh/ Akuzat për
Foto ilustruese

BORSH - Një aksident tragjik do të ndryshonte rrënjësisht jetën e dy të rinjve, ku të gjitha ëndrrat e thurrura së bashku do të përfundonin buzë detit të Borshit, ku makina përfundoi e përmbysur në kanal. Roberto Dhuli do të dilte nga makina e përmbysur në ujë, por Ana Duro, vetëm 17 vjeçe nuk ia doli dot. Siç shprehet Roberto ai ka tentuar disa herë të zhytet në ujë për ta shpëtuar, por ishte e kotë, tashmë fati kishte vendosur, ata nuk do të ishin më bashkë.

Por drama e këtij të riu nuk përfundon këtu, pasi disa ditë pas ngjarjes së rëndë, nëna e vajzës, hedh akuza të forta ndaj tij, duke e akuzuar jo vetëm si shkaktarë të aksidentit, por madje dhe për vrasje. Sipas saj, në timonin e mjetit nuk ka qenë vajza, siç pretendon Dhuli, por vetë ai, madje dhe më keq, e akuzon për vrasje me dashje.

Këto pretendime, mbështeten dhe nga avokati i familjes së viktimës, Zaçe Islami, i cili shkon dhe më tej duke akuzuar Dhulin, për mbytje të vajzës me litar ose tel, si dhe ngre hipotezën së na makinë ka qenë dhe një person mbrapa që ka mbytur vajzën. Të gjitha këto pretendime janë hedhur poshtë, nga ekspertizt e kryera nga Prokuroria. Madje dhe pas zhvarrosjes së trupit është konstatuar nga ekspertiza mjeko-ligjore se vajza ka ndërruar jetë për shkak të mbytjes në ujë, dhe se në trupin e saj nuk ka pasur asnjë shenjë dhune.

Ndërkohë dy ekspertët Artur Sulçe dhe Lekë Gjoni, që kanë rindërtuar vendin e ngjarjes janë të bindur se në drejtimin e mjetit ka qenë Dhuli. Ata shprehen se viktima, Ana Duro ka qenë pasagjere në mjet, duke hedhur kështu poshtë pretendimet e Roberto Dhulit.

Tashmë kjo çështje është në dorën e drejtësisë. Kjo e fundit ka për detyrë të zbardhë ngjarjen. Nëse Dhuli ka qenë në drejtimin e atij mjeti, atëherë të mbajë përgjegjësi para ligjit, në të kundërt meriton të lihet i qetë në jetën e tij, pa akuza të rënda mbi shpatulla. Po ashtu vendosja e drejtësisë në vend do të qetësonte zemrën e një nëne, që kërkon drejtësi për atë që i ka ndodhur së bijës./Piranjat

Sondazh

Poll