Aktualitet

Plagosi me armë kushëririn e kryebashkiakut të Kukësit, Sebastian Muçmata lihet në burg pa afat

Në seancën e sotme bëhet me dije se Gjykata e Kukësit e ka lënë vëllanë e drejtorit bashkiak në Kukës Zenel Muçmata, në masën e sigurisë arrest me burg pa afat. 

22 Shkurt 2025, 11:28 Nga I.A
Plagosi me armë kushëririn e kryebashkiakut të Kukësit,
Sebastian Muçmata

KUKËS- Sebastian Muçmata ka dalë ditën e sotme në gjyq për plagosjen me armë zjarri të kushëririt të kryebashkiakut të Kukësit, Elvis Halilaj. Në seancën e sotme bëhet me dije se Gjykata e Kukësit e ka lënë vëllanë e drejtorit bashkiak në Kukës Zenel Muçmata, në masën e sigurisë arrest me burg pa afat. 

Ngjarja ndodhi disa ditë më parë në fshatin Bicaj të Kukësit. Sebastian Muçmata, vëllai i Zenel Muçmata, i cili mban postin e drejtorit të shërbimeve në Bashkinë e Kukësit ka plagosur me armë zjarri Elvis Halilaj, i cili është dhe kushëri i kryetarit të Bashkisë Kukës, Albert Halilaj. Plumbi e ka kapur të riun (Elvis Halilajn) në fundshpinë dhe fatmirësisht nuk i ka dëmtuar asnjë organ të brendshëm, ai është transportuar në spital dhe ndodhet në kujdesin e mjekëve. Ndërkohë autori 25-vjeçar disa orë pas ngjarjes u vetëdorëzua në polici ku ka dorëzuar edhe armën e krimit dhe ka dhënë versionin e tij mbi ngjarjen.

sebastian muçmata zenel muçmata elvis halilaj albert halilaj

Sondazh

Poll