Aktualitet

Aksion në shtëpinë e një shqiptari në Greqi, kapet me drogë dhe armë 24-vjeçari shqiptar

Hetimi paraprak u krye nga Nëndrejtoria e Prokurorisë dhe Hetimit të Krimit Lamia, ndërsa i arrestuari do të dërgohet në Prokurorinë e Shkallës së Parë.

21 Shkurt 2025, 18:49 Nga E. D
Aksion në shtëpinë e një shqiptari në Greqi, kapet me
foto nga vendngjarja

GREQI- Një 24-vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë greke, pasi u kap në një shtëpi në qendër të Lamisë me drogë dhe armë. Gjithashtu mediat vendase bëjnë të ditur se gjatë kontrollit në banesën e tij janë gjetur dhe sekuestruar 4 pako kokaine, me një peshë totale bruto 19.7 gram, 3 pako të improvizuara që përmbajnë një sasi marijuane me një peshë totale bruto 200.5 gram, 1 pistoletë kalibër 9mm me karikator bosh, shufër metalike e palosshme, shuma prej 150 euro, 2 celulare si dhe një mori ambalazhesh bosh najloni.

Hetimi paraprak u krye nga Nëndrejtoria e Prokurorisë dhe Hetimit të Krimit Lamia, ndërsa i arrestuari do të dërgohet në Prokurorinë e Shkallës së Parë.

policia greke

Sondazh

Poll