Aktualitet

Aksident në fshatin Dragostunjë të Librazhdit, makinat përplasen me njëra-tjetrën, dy të plagosur (EMRAT)

Si pasojë e aksidentit bëhet me dije se kanë mbetur të plagosur një nga drejtuesit e mjeteve dhe një pasagjer që ndodhej në automjetin e Edmond Terovës. Dy të plagosurit janë nisur drejt spitalit të Elbasanit për ndihmë mjekësore.

21 Shkurt 2025, 17:55 Nga B.Z
Aksident në fshatin Dragostunjë të Librazhdit, makinat
Foto ilustruese

LIBRAZHD - Një aksident është regjistruar pasditen e kësaj të premte në fshatin Dragostunjë në Librazhd. Një automjeti tip Hundai, me drejtues Edmond Terovën, është përplasur në rrethana ende të paqarta me një tjetër mjet me drejtues Klevis Jaupajn.

Si pasojë e aksidentit bëhet me dije se kanë mbetur të plagosur një nga drejtuesit e mjeteve dhe një pasagjer që ndodhej në automjetin e Edmond Terovës. Dy të plagosurit janë nisur drejt spitalit të Elbasanit për ndihmë mjekësore.

Ndërkohë policia po heton për të zbardhur shkaqet e këtij aksidenti.

 

librazhd aksident

Sondazh

Poll