Aktualitet

VIDEO+FOTO/ I prangosur dhe i rrethuar nga efektivët e RENEA-s, pamjet të tjera nga mbërritja e Safet Bajrit në Policinë e Tiranës

Bajri është arrestuar ditën e sotme në banesën e tij me urdhër të SPAK.

21 Shkurt 2025, 15:00 Nga r.ll
VIDEO+FOTO/ I prangosur dhe i rrethuar nga efektivët e RENEA-s, pamjet
safet bajrit

TIRANË- Safet Bajri ka mbërritur në drejtorinë e Policisë në Tiranë. Siç shihet edhe në foto, Bajri është i prangosur dhe i shoqëruar nga oficerët e Forcave Speciale të RENEA-s. Bajri është arrestuar ditën e sotme në banesën e tij me urdhër të SPAK. Urdhëri i arrestit ndaj tij është caktuar për vrasjen e Fatbardh Licit në 2018. 

Bëhet me dije se masë sigurie për të njëjtën ngjarje është caktuar edhe për Asmer Bilalin dhe Behar Bajrin. Bilali është momentalisht në burgun e Reçit, ku edhe do t’i komunikohet akuza e re.

Fatbardh Lici u ekzekutua në Shkodër më 10 gusht 2018. 53-vjeçari u ekzekutua teksa po pinte një kafe në një lokal në lagjen Kiras. Lici njihet edhe si kunati i Lulzim Kullës, i njohur si i "forti" i Shkodrës.

safet bajri policia e tiranes

Sondazh

Poll